Panairi më i madh i ndërtimit, patundshmërive dhe industrive përcjellëse në Kosovë do të hap dyert të premten në Prishtina Mall.

Për tri ditë me radhë, nga 25 deri më 27 korrik, EXPO REAL Kosova 2025 do të sjellë një platformë unike bashkëpunimi dhe zhvillimi nga 40 kompani nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni.


Hapja zyrtare e panairit do të bëhet të premten, më 25 korrik, në ora 13:00, në Sallën e Panairit të Prishtina Mall, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta, përfaqësues institucionesh dhe mediat vendore e rajonale.

Në këtë mega-event do të prezantohen:

-Kompani të mëdha ndërtimi dhe projekte të reja rezidenciale e komerciale

-Agjenci të patundshmërive me oferta të shumta për banesa dhe prona

-Prodhues e distributorë të materialeve ndërtimore

-Studio arkitekture, dizajni të brendshëm dhe teknologji inovative në ndërtim

EXPO REAL Kosova 2025 synon të krijojë një hapësirë të rëndësishme për rrjetëzim profesional dhe nxitjen e investimeve në sektorin e ndërtimit dhe patundshmërive – sektorë kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit, profesionistë të industrisë, investitorë, dhe qytetarët të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje që për herë të parë sjell në Kosovë një format modern dhe gjithëpërfshirës panairi.

Ju mirëpresim më 25, 26 dhe 27 korrik në Prishtina Mall!