Sezoni i gjashtë i ligës WePlay Academy CS:GO do të fillojë nesër (e mërkurë), ku do të marrin pjesë gjithsej 14 skuadra të akademive.

Gjithsej 14 skuadra të ndara në dy grupe, do të garojnë në ligën e ekipeve të akademisë WePlay Academy, për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh.

Liga pritet të zgjasë nga data 10 tetor deri me datën 20 nëntor të këtij viti.

Favorit i këtij sezoni padyshim se do të jetë ekipi fitues i sezonit të kaluar, fnatic Rising, të cilët mposhtën ekipin Spirit Academy në finale.

Ndeshja e parë e sezonit të ri do të zhvillohet nesër (e mërkurë) duke filluar nga ora 13:50 ndërmjet Apeks Rebels dhe Flames Ascent.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të ligës WePlay Academy në platformën Twitch.

lexo po astu

Më poshtë e gjeni listën e skuadrave pjesëmarrëse:

1.BIG Academy
2.fnatic Rising
3.Young Ninjas
4.Spirit Academy
5.FURIA Academy
6.PROSPECTS
7.NAVI Junior
8.OG Academy
9.ENCE Academy
10.Astralis Talent
11.MIBR Academy
12.Apeks Rebels
13.MOUZ NXT
14.Flames Ascent

/Telegrafi/

telegrafi sport app