LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon punimet Kongresi i VI-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 6”

Nesër fillon punimet Kongresi i VI-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 6”

Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.

Kongresi mbahet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Kolegjin Universi, Akademinë Italiane të Nutricionit dhe Dietologjisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kongresi realizohet nën kujdesin e Prof.Dr. Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Hapja solemne bëhet nesër, në ora 10:30, në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.
Në kongresin e 6-të do të prezantohen mbi 60 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës aktiv dhe pasiv janë rreth 550 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori