Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës sot ka pranuar një donacion të oksigjeno-koncentratorëve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për zvogëlimin e nevojës së prezencës së bombolave të oksigjenit nëpër dhomat e pacientëve.
Zyrtarë të OBSH-ja thanë se pas daljes së vaksinës kundër coronavirusit, prognoza më optimiste për ardhjen në Kosovë është në qershor të vitit 2021.
Ministri i Shëndetësisë̈ Armend Zemaj theksoi se puna që po bëhet këto ditë për koordinim më të mirë me donatorë po shpërblehet me ardhjen e donacioneve nga gjithë bota. Ai tha se donacionet po ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe luftën kundër pandemisë me coronavirus.
“Sot po e pranojmë donacionin e radhës, një donacion i cili edhe për nga forma, cilësia dhe sasia ndihmon shumë në betejën tonë si dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në luftën kundër pandemisë COVID-19. Ne jemi falënderues. Jemi duke përgatitur edhe formate reja të kërkesave, të cilat do t’i shpalosim të premten para partnerëve dhe donatorëve tanë ndërkombëtarë që ta fuqizojmë dhe zgjerojmë luftën dhe kapacitet tona në përballimin e pandemisë COVID-19″, tha Zemaj.
Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK, Valbon Krasniqi, ka thënë se SSHKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime cilësore për të gjithë pacientët.
“Ky bashkëpunim po konkretizohet me ndihma konkrete çfarë është pranimi i 211 koncentratorëve të oksigjenit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Më herët kemi pranuar edhe 27 koncentratorë të tillë po nga OBSH-ja, ndërkohë që gjatë kësaj kohe të pandemisë kemi pasur edhe donacione të tjera veçmas pajisje për mbrojtje të personalit shëndetësor për çka jemi falënderues. Me këtë rast dua të siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore cilësore për të gjithë pacientët që do të kenë nevojë. Ndërkohë sigurojë të gjithë donatorët se çdo pajisje që vjen donacion në Kosovë nga të gjithë donatorët do të shfrytëzohet në mënyrë të rregullt”, tha Krasniqi.
Ndërsa, përfaqësuesit e OBSH-së, thanë se është lajm i mirë sot shpërndarja e këtij donacioni, ndërsa kanë bërë thirrje që të respektohen masat në parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Sergy Koryak nga kjo organizatë, tha se është shumë e rëndësishme të respektohen udhëzimet dhe kufizimet e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kjo pandemi është shumë serioze dhe shkalla e vdekshmërisë është mjaft e lartë. Ai ndërkaq ka bërë të ditur se edhe kur do të vijnë vaksinat e para në Kosovë.
“Përveç masave parandaluese nuk ka asnjë trajtim, akoma nuk ka vaksinë, prandaj duhet të mbështetemi vetëm në masat parandaluese, unë që urrej ta përsëris veten, por ne duhet t’i bartim maskat, të respektojmë higjienën, distancën, ky është mjeti i vetëm që kemi në këtë moment, dhe duhet të veprojmë së bashku për të fituar këtë betejë kundër virusit. Fatkeqësisht, situata është e vështirë dhe nuk është e përkohshme, për fat të keq kjo situatë do të zgjasë për një periudhë mjaft të gjatë kohore. Prognoza më optimiste është që vaksinat e para do të vijnë në Kosovë në qershor të vitit të ardhshëm, kështu që deri atëherë ne duhet të mbrohemi”, tha Koryak, raporton KP.
Ulrika Richardson zyrtare nga UN-ja, theksoi se është një kontribut i madh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për sa i përket oksigjeno-koncentratorëve të cilët janë shumë të nevojshëm, pasi do të shërbejnë për forcuar kapacitetet e spitaleve në të gjithë Kosovën sa i përket trajtimit të pacientëve me COVID-19.
“Është një shtesë shumë e mirë e kapaciteteve të spitaleve, por dua të theksoj edhe një gjë, që edhe pse kjo ndihmë do të forcojë kapacitetet e spitaleve dhe profesionistëve mjekësorë për të trajtuar pacientët me COVID, absolutisht që mënyra më efektive për të luftuar virusin është në bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe larjen e duarve. Kjo është ajo që të gjithë mund ta bëjnë dhe duhet ta bëjnë”, tha Richardson.
Infektologu Krasniqi ka treguar për mënyrën e funksionimit të këtyre koncetratorëve, të cilët punojnë me rrymë dhe kanë kapacitet prej 5-10 litra oksigjen në minutë.
Ai po ashtu tha se nga dje SSHKUK ka filluar shpërndarjen tyre, nga 30 koncentratorë në pesë spitalet e përgjithshme, në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë, ndërsa 20 në spitalin e Vushtrrisë dhe 10 në Mitrovicë. Ndërkaq 30 janë duke u mbajtur për t’u shpërndarë aty ku paraqitet nevoja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim