Manchester United është shumë pranë të kaloj në finale të Ligës së Evropës pas fitores në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Athletic Bilbao 0-3.

Por triumfi në garën e dytë më të madhe evropiane për klube ka kosto financiare, pasi mesfushori brazilian Casemiro do të rriste pagën e tij javore me 100,000 funteve.


Kontratat e shumicës së lojtarëve të United, përfshirë Casemiron, përfshijnë një ulje automatike të pagës nëse klubi nuk garon në Ligën e Kampionëve.

Kjo u ndodhi yjeve të United këtë sezon, por Djajtë e Kuq tani janë në prag të rikthimit në garën elitare të Evropës.

Casemiro 1

United fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Athletic Bilbaos me rezultatin 3-0, duke siguruar praktikisht rikthimin e tyre në Bilbao për finalen më 21 maj, ku do të jetë në lojë jo vetëm trofeu, por edhe një vend në Ligën e Kampionëve.

Siç raportohet nga Daily Star , fitimi i Ligës së Evropës do ta rriste automatikisht pagën e Casemiros me 25% - në 500,000 funte në javë, një pagë e barabartë me atë që fitoi Cristiano Ronaldo gjatë periudhës së tij të dytë në Old Trafford. /Telegrafi/

telegrafi sport app