Republika e Kosovës të dielën më 24 shtator u ekspozua ndaj një sulmi agresiv të grupeve kriminale dhe terroriste nga Serbia jo vetëm ndaj policisë së Kosovës, por edhe ndaj vetë shtetit të Kosovës, ndaj rendit dhe sigurisë sonë.
Kështu ka thënë në fillim të një interviste për mediumin e Malit të Zi, “Pobjeda”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Dhe për këtë, ka theksuar ai, deri më tani janë vërtetuar disa fakte, përcjell Telegrafi.
“Së pari, është vërtetuar rreziku, synimi, potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale dhe terroriste në Serbi, kundër të cilave luftojmë për më shumë se dy vjet e gjysmë. Së dyti, duke qenë se terroristët ishin të armatosur me armë ushtarake të mjaftueshme për një grup deri në njëqind luftëtarë, ne vërtetuam ekzistencën e një skenari për gjakderdhje në Kosovë. Vlera e armëve të sekuestruara është më shumë se pesë milionë euro”, ka thënë Kurti.
Gjithashtu, siç ka thënë Kurti, sulmi terrorist nxori në pah vështirësitë, si dhe nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë.
“Po e përsëris se provat e mbledhura gjatë hetimeve të kryera tregojnë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni kundër Republikës së Kosovës. Për këtë Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse edhe ky akt mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta përsërisë krimin”, ka paralajmëruar Kurti.
Ndërsa duke komentuar arrestimin e Milan Radoiçiqit nga autoritetet në Serbi, Kurti ka vlerësuar se një veprim i tillë të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin kolumbian.
“Escobar në fakt do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të vendosej në burgun e tij, në të cilin do të kontrollonte komandantët dhe jo anasjelltas”.
Madje, marrëdhënia mes (Aleksandar) Vuçiqit dhe Radoiçiqit – siç ka thënë Kurti – nuk është origjinale, duke shtuar se “skenarë të tillë” kemi parë tashmë shumë herë.
“(Vladimi) Putini i vogël në Beograd duhet të ketë (Yevgeny) Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Sloba (Sllobodan Millshoviqi) i ri në Beograd ka (Zhelko Razhnjatoviq) Arkanin e tij të ri në Kosovë”.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë më tej se të gjithë terroristët që kanë arritur të arratisen duhet t’u dorëzohen autoriteteve të Republikës së Kosovës.
Sipas tij, organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” duhet të shpallen organizata terroriste nga vendet tona mike, partnere dhe aleate – duke kujtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë e bëri këtë në seancën e 29 qershorit të këtij viti.
Gjatë intervistës, Kurti është pyetur rreth asaj se sa është Rusia e përfshirë në terrorizëm në veri të Kosovës?
Në këtë kontekst ai ka thënë se destabilizimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor është mjeti kryesor i Beogradit, i cili i shkon përshtati edhe Kremlinit.
“Serbia kërkon statusin e ‘Rusisë së vogël’ në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet ‘Bjellorusia e vogël’. Në vitet 1990, Vuçiq mbrojti idenë e një ‘Serbie të madhe’, të cilën ai tani, duke ndjekur shembullin e ‘botës ruse’, e quan ‘bota serbe’. Sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe; ka pretendime për një pjesë të territorit të shtetit të BeH, dëshiron ta kthejë Malin e Zi në Ukrainë, të na vjedhë veriun e Kosovës. Ajo këmbëngul për një marrëdhënie me fqinjët e saj të ngjashme me marrëdhëniet e Moskës me Ukrainën dhe Bjellorusinë, që nënkupton ose një kontroll të caktuar të qeverisë qendrore ose kontroll të një pjese të caktuar të territorit të vendit fqinj. Prandaj fqinjësia e Serbisë paraqet rrezik sigurie për ne”, ka thënë ndër tjerash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri