Nëse natën ndieni një dhimbje të fortë në nyja, jeni në rrezik në gjashtëdhjetë ditët e ardhshme
Qe se çfarë i prin infarktit dhe goditjes në tru
Një hulumtim i ekspertëve të universiteteve në Nottingham dhe Keele në Britaninë e Madhe ka treguar që te pacientët të cilët kanë artrit dhe kanë pësuar sulm në zemër apo goditje në tru, ka disa shenja të cilat paralajmërojnë shfaqjen e kësaj gjendjeje të rrezikshme.
Siç rezultoi, te këta persona është probabiliteti dyfish më i lartë që do të kenë sulm artriti 60 ditë para se të përjetojnë infarkt apo goditje në tru, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, është vërejtur edhe që probabiliteti nga shfaqja e sulmit të kësaj gjendjeje të shkaktuar nga acidi urik i shtuar në nyja, për një herë e gjysmë më i madh në periudhën prej 61 deri në 120 ditësh para goditjes në tru apo sulmit në zemër.
Artriti është formë e zakonshme a artritit i cili është shkaktuar me nivelet e larta të acidit urik, kimikateve të prodhuara me zbërthimin e indeve në trup dhe pranisë së ushqimit dhe pijeve të caktuara.
Artriti akut, ose sulmi i artritit, ndodh kur diçka (siç është konsumimi i alkoolit gjatë gjithë natës) shkakton që niveli i acidit urik ngrihet apo shtyn kristalet të cilat janë shfaqur në nyja, duke shkaktuar sulm.
Inflamacioni i shfaqur dhe dhembja zakonisht sulmojnë natën dhe intensifikohen në 8 deri në 12 orët e ardhshme.
“Gjetjet sugjerojnë se sulmet janë të lidhura me një rritje kalimtare të problemeve kardiovaskulare pas sulmit”, tha autori kryesor i studimit, profesor Abhishek nga Shkolla Mjekësore e Nottingham.
Në nivele të larta, acidi urik depozitohet në nyje dhe formon kristale në formë gjilpërash rreth tyre. Kur “shkëputen”, këto kristale shkaktojnë inflamacion të rëndë që manifestohet si dhimbje kyçesh, ënjtje, skuqje dhe ndjeshmëri që shpesh zgjat 1-2 javë. Këto episode, shpesh përsëriten. Inflamacioni është gjithashtu një faktor rreziku për atakun në zemër dhe goditjen në tru.
Në studimin e publikuar në revistën JAMA, ekipi përdori të dhëna nga 62.574 pacientë me përdhes të trajtuar nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe. Prej të gjithëve, 10,475 kanë përjetuar një atak në zemër ose goditje në tru pas diagnostikimit të përdhes, ndërsa të tjerët të një moshe të ngjashme, gjysma dhe afërsisht e njëjta periudhë kohore të jetesës me përdhes, nuk kanë përjetuar kushte kaq të rrezikshme.
Pacientët me artrit që vdiqën nga një atak në zemër ose goditje në tru kishin katër herë më shumë gjasa të kishin pasur një atak të kësaj sëmundjeje të lidhur me kyçet në 0-60 ditët e mëparshme dhe më shumë se dy herë më shumë të ngjarë të kishin zhvilluar artrit në 61-120 ditët e mëparshme.
“Personat që kanë sulme të përsëritura të artritit duhet të trajtohen për një kohë të gjatë me medikamente dhe trajtime për uljen e acidit urik. Kjo është një mënyrë e besueshme për të hequr depozitat e kristaleve dhe për të eliminuar rrezikun e artritit. Gjithashtu rekomandohet që këta pacientë të marrin ilaçe anti-inflamatore për muajt e parë, pasi trajtimet për uljen e urateve mund të shkaktojnë sulme të artriti në afat të shkurtër “, tha Abhishek.
“Personat që vuajnë nga përdhes duhet të adoptojnë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të kontrollojnë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin, obezitetin dhe diabetin për të minimizuar rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru”, shpjegoi doktori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova