Mëlçia është ndër organet më kryesore dhe vitale të trupit, prandaj është e rëndësishme t’i kushtoni kujdes të veçantë.
Për ta bërë këtë, duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm, të bëni ushtrime fizike dhe të bëni gjumë të mirë.
Sidoqoftë, nëse i keni disa nga simptomat e mëposhtme, menjëherë duhet të shkoni te doktori, pasi që mund të jetë simptomë e hepatitit apo sëmundjeve tjera të mëlçisë.
Humbje e apetitit
Mungesa e apetitit është ndër shenjat e para që shfaqen.
Ata që vuajnë nga dëmet në mëlçi ndjehen sikurse nuk kanë nevojë të hanë asgjë.
Njerëzit që nuk hanë ushqim, do të ndjehen të dobët dhe të lodhur gjithë kohën.
Lëkurë e verdhë
Veç lëkurës që bëhet e verdhë, gjithashtu edhe sytë, gjuha dhe majat e gishtave marrin ngjyrë të verdhë.
Ky fenomen ndryshe njihet edhe si verdhëza dhe shkaktohet kur mëlçia nuk funksionon siç duhet, dhe në vend se të heq qafe bilirubinën (pigment i verdh) bashkë me qelizat e kuqe të gjakut, ajo në fakt e ndërton atë në gjak.
Bilirubina akumulohet në qarkullim të gjakut, e pastaj edhe në lëkurë, prandaj edhe e merr ngjyrën e verdhë.
Ndryshime në ngjyrë të urinës
Nëse e vëreni se urina ka ngjyrë më të errët se zakonisht, si p.sh. të portokalltë apo ngjyrë kafe, mund të jetë shenjë e dëmtimit të mëlçisë.
Sidoqoftë, duhet të dini se ngjyra më mbyllët e urinës mund të shkaktohet edhe nga faktorë tjerë, si efektet anësore të antibiotikëve, infeksionet në traktin e urinës, mungesë të enzimave, dehidratim etj.
Si të ndihmoni mëlçinë tuaj?
– Konsumoni çaj, e veçanërisht çaj të gjelbër
– Pini shumë ujë (më shumë se dy litra ujë në ditë)
– Shmangni ushqimin e pashëndetshëm, pijet freskuese dhe sheqerin
– Hani ushqim të pasur me vitaminë C dhe ushqime si limoni, avokado, brokoli etj.
– Shmangni konsumimin e alkoolit dhe pirjen e duhanit
– Bëni ushtrime fizike, vraponi, ecni, kërceni, notoni /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës