Manchester United duket se po e zbehë interesimin për Frenkie de Jong, pasi është saga më e gjatë e këtij afati kalimtar.

Djajtë e Kuq janë duke u përgatitur për një shënjestër tjetër, nëse nuk ia dalin të transferojnë mesfushorin holandez.


Manchester United synon mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij, raporton Goal.

Erik ten Hag është i vendosur të sigurojë një mesfushor me cilësi të lartë dhe e sheh reprezentuesin spanjoll si një alternativë ideale nëse objektivi kryesor - De Jong nuk mund të sigurohet.

Por, as këtu Unitedi nuk e ka të lehtë, pasi Paris Saint-Germain është po ashtu i interesuar dhe po i prinë garës.

Madje, klubi francez po i ofron shërbimet e Keylor Navas, të cilin Napoli dëshiron ta transferojë në këtë afat. /Telegrafi/

telegrafi sport app