Nëse Gjermania vërtetë ka marrë mësime nga historia e vet, do t’i dërgojë tanket për ta mbrojtur Ukrainën
Nga: Timothy Garton Ash / The Guardian
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Gjermania ka përgjegjësi të veçantë historike për ta ndihmuar mbrojtjen e Ukrainës së lirë dhe sovrane. Fuqia qendrore e Evropës si askush tjetër është e përshtatshme për t’ia dhënë formën reagimit më të madh evropian, që luftës kriminale të terrorit të Vladimir Putin t’i jepet fundi, dhe kjo në mënyrën që do të pengojë agresionin e ardhshëm rreth vendeve si Tajvani.
Për ta dhënë sinjalin e qëllimit strategjik për t’u përshtatur me këtë detyrim të dyfishtë, nga e kaluara dhe për të ardhmen, në takimin e grupit të kontaktit të mbrojtjes për Ukrainën në Ramshtajn të Gjermanisë – këtë të premte – Qeveria e Berlinit duhet të angazhohet jo vetëm që t’i lejojë vendet si Polonia dhe Finlanda t’i dërgojnë tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë, por që këtë ta bëjë edhe vetë në një veprim të koordinuar evropian. Quajeni Plani Evropian i Leopardit.
Përgjegjësia historike e Gjermanisë vjen në tri faza të pabarabarta. Tetëdhjetë vjet më parë, Gjermania naziste vetë bënte luftë terrori në të njëjtën tokë ukrainase: të njëjtat qytete, qyteza dhe fshatra ishin viktimat e saj – siç janë tani nga Rusia, dhe ndonjëherë edhe të njëjtit njerëz.
Për shembull Boris Romanchenko, i mbijetuar i katër kampeve naziste të përqendrimit, u vra nga një raketë ruse në Harkiv. Asnjë krahasim historik nuk është i saktë, por përpjekja e Putinit për ta shkatërruar ekzistencën e pavarur të një kombi fqinj, me krime lufte, me veprime gjenocidale dhe me shënjestrim të pamëshirshëm të popullatës civile, është më e afërta ku kemi arritur në Evropë që nga viti 1945 – me atë që bëri Adolf Hitleri në Luftën e Dytë Botërore.
Mësimi për t’u nxjerrë nga ajo histori nuk është se tanket gjermane nuk duhet të përdoren kurrë më kundër Rusisë, çfarëdo që të bëjë Kremlini, por se ato duhet të përdoren për t’i mbrojtur ukrainasit të cilët ishin ndër viktimat më të mëdha të Hitlerit dhe të Stalinit.
Faza e dytë e përgjegjësisë historike vjen nga ajo që presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e ka përshkruar sinqerisht si “dështim i hidhur” i politikës gjermane ndaj Rusisë – pas aneksimit të Krimesë dhe fillimit të agresionit rus në Ukrainën lindore në vitin 2014. Ajo politikë mund të karakterizohet me saktësi si paqësim. (Në një intervistë të fundit, ish-kancelarja Angela Merkel lavdëroi filmin “Munih” në Netflix, me sugjerimin se Neville Chamberlain mund të shihej në një këndvështrim më pozitiv.) Fatkeqësisht, larg nga reduktimi i varësisë së saj energjetike nga Rusia, Gjermania e shtoi atë pas vitit 2014 në më shumë se 50 për qind të totalit të importeve të saj të gazit dhe me ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2 që kurrë nuk u përdor.
Ky gabim historik çoi në fazën e tretë dhe më të fundit. Një muaj pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt të vitit të kaluar, një grup i figurave kryesore gjermane formuluan një kërkesë për bojkot të menjëhershëm të karburanteve fosile nga Rusia. “Duke u kthyer prapa në historinë e saj”, shkruanin ata, “Gjermania vazhdimisht është zotuar se nuk duhet të ketë ‘kurrë më’ luftëra pushtuese dhe krime kundër njerëzimit. Sot ka ardhur çasti për ta nderuar atë zotim”. (E vërteta e plotë: Edhe unë isha një nga nënshkruesit e kërkesës.)
Kancelari Olaf Scholz u përcaktua kundër këtij kursi radikal, duke argumentuar se do të rrezikonte “qindra mijëra vende pune” dhe se do ta zhyste Gjermaninë dhe Evropën në recesion. Në vend të kësaj, vendi bëri përpjekje jashtëzakonisht mbresëlënëse – të udhëhequra nga ministri i Ekonomisë nga të Gjelbrit, Robert Habeck – për të hequr dorë nga energjia ruse.
Megjithatë, ndërkohë që bënte këtë ai ishte duke i paguar faturat ruse të cilat u rritën pikërisht për shkak të ndikimit të luftës në çmimet e energjisë. Sipas një analize të matur nga Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, në gjashtë muajt e parë të luftës në shkallë të gjerë, Gjermania ia pagoi Rusisë rreth 19 miliardë euro për naftë, gaz dhe qymyr. Për krahasim: i gjithë buxheti ushtarak i Rusisë për gjashtë muaj të vitit 2021 ishte rreth 30 miliardë euro. (Nuk ka shifra të besueshme për vitin 2022.) Meqenëse një pjesë e madhe e të ardhurave buxhetore të Rusisë vijnë nga energjia, përfundimi i pashmangshëm është se Gjermania kontribuonte në buxhetin ushtarak të Putinit – edhe pse ai ndoqi një luftë terrori, pikërisht në tokën ku Gjermania naziste kishte zhvilluar luftën e terrorit 80 vjet më parë. Po, edhe vendet tjera evropiane vazhduan ta paguajnë Rusinë për energjinë, por asnjëra nuk e kishte përgjegjësinë e veçantë historike të Gjermanisë ndaj Ukrainës.
Është për lëvdatë fakti se qëndrimi i Qeverisë gjermane për mbështetjen ushtarake për Ukrainën ka lëvizur shumë nga pozicioni në prag të pushtimit rus. Në shifrat totale të ndihmës së premtuar për mbrojtjen, Gjermania është ndër mbështetësit kryesorë të Ukrainës, ashtu siç është me mbështetjen humanitare, ekonomike dhe financiare. Por, për furnizimet me armë ka qenë në mëdyshje dhe konfuze, gjithmonë në fundin ngurrues të kolonës perëndimore. Siç komenton me ashpërsi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba: “Është gjithmonë një model i ngjashëm: fillimisht [gjermanët] thonë jo, pastaj e mbrojnë ashpër vendimin – vetëm për të thënë po në fund”. Vlen të përmendet se Gjermania ka një industri të jashtëzakonshme të mbrojtjes që ka eksportuar me shumë përfitime pajisje vdekjeprurëse te disa regjime mjaft të dyshimta në mbarë botën. Pra, pse të mos i dërgojë për ta mbrojtur një demokraci evropiane kundër Hitlerit të ri?
Shqetësimet e Berlinit për përshkallëzimin rus si reagim ndaj furnizimeve më të mëdha të armëve perëndimore – ndoshta edhe për përdorimin e parë të një arme bërthamore ruse – jepen edhe nga administrata Biden në Uashington. Por, nuk ka asnjë mënyrë pa rrezik për të ecur para. Duke synuar sistematikisht popullsinë civile të Ukrainës, Putini tashmë është përshkallëzuar. Tani ai po i mobilizon rezervat e mëdha të fuqisë punëtore të Federatës Ruse dhe me siguri synon të fillojë një ofensivë të re dikur gjatë këtij viti. Dhe, në ndërkohë, ka tragjedi të përditshme dhe të vazhdueshme. Jeni dëshmitarë të rrëzimit të tmerrshëm të helikopterit që vrau ministrin Brendshëm të Ukrainës, Denys Monastyrskyi, zëvendësin e tij të parë, Yevhen Yenin, zyrtarë të tjerë të lartë dhe disa fëmijë.
Në një analizë të strategjike, e vetmja rrugë realiste për një paqe të qëndrueshme është rritja e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që ajo ta rimarrë pjesën më të madhe të territorit të saj dhe më pas ta negociojë paqen nga pozicioni i fuqisë. Alternativat janë ngërç i paqëndrueshëm, armëpushim i përkohshëm ose humbje efektive e Ukrainës. Putini më pas do t’i tregojë Xi Jinpingut dhe diktatorëve tjerë në mbarë botën se sa shumë mund të shpërblehen agresioni i armatosur dhe shantazhi bërthamor. Ndalesa tjetër është Tajvani.
Është çështje e ekspertëve kombinimi i saktë i mjeteve ushtarake të nevojshme për Ukrainën. Kjo përfshin më shumë mbrojtje ajrore, sisteme zbulimi, municione dhe pajisje komunikimi, si dhe automjete të blinduara. Por, çdo kundërsulm ukrainas – në shkallë të gjerë – tani kërkon tanke moderne të betejave. Leopard 2 është tanku i tillë më i përshtatshëm dhe më i disponueshëm, ndërkaq kaq i suksesshëm është eksporti gjermane i armëve saqë më shumë se 2000 prej tyre mbahen në 12 ushtri tjera evropiane – përveç Bundesverit.
Kjo është gjithashtu provë e letrës së lakmusit për guximin e Gjermanisë për t’i rezistuar shantazhit bërthamor të Putinit, për ta kapërcyer koktejin e saj të brendshëm të frikës dhe të dyshimeve dhe për ta mbrojtur Ukrainën e lirë dhe sovrane. Fjalimi i Scholzit në Forumin Ekonomik Botëror, këtë të mërkurë, nuk dha asnjë shenjë për një guxim të tillë. Por, duke dalë para Planit Evropian Leopard për Ukrainën, Scholz do ta shfaqte lidershipin gjerman të cilin gjithë Perëndimi do ta mirëpriste. Ai gjithashtu do t’i nxirrte mësimet e duhura nga historia e kaluar dhe e tashme e Gjermanisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje