Policia Rajonale e Ferizajt ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, në kuadër të autorizimit të dhënë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

Ngjarja ka ndodhur më 24 prill 2025, rreth orës 11:30, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Deri më tani, i dyshuari nuk është identifikuar.


Policia apelon tek qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e personit të dyshuar të njoftojë menjëherë: stacionin më të afërt të policisë; përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”; ose në numrat e kujdestarëve: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Ky apel synon të rrisë bashkëpunimin me komunitetin dhe të sigurojë kapjen e personave që kryejnë vepra penale, duke garantuar sigurinë e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit. /Telegrafi/