Nëse e shihni këtë etiketë në një kuti ilaçesh, mos hipni në makinë: Ato përdoren për të paktën 10 sëmundje të zakonshme

Lexoni se cilat ilaçe ndikojnë në drejtimin e automjetit, si ndikojnë në tru dhe trup dhe për cilat sëmundje merren
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), lëndimet në aksidente trafiku do të jenë shkaku i pestë i vdekjeve deri në vitin 2030, gjë që paraqet një problem serioz të shëndetit publik në mbarë botën.
Drejtimi i automjetit është një detyrë komplekse, prandaj drejtuesit duhet të jenë në gjendje të shohin, të mendojnë dhe të reagojnë siç duhet. Disa medikamente, qofshin ato pa recetë ose pa recetë, mund të ndikojnë në këto aftësi, transmeton Telegrafi.
Cilave ilaçe duhet t’u kushtoni vëmendje të veçantë nëse drejtoni makinën?
Janë tri grupe ilaçesh që mund të ndikojnë te shoferët në trafik:
Grupi i parë përbëhet nga ilaçe që mund të ndikojnë në aftësinë për të drejtuar automjete dhe makineri dhe janë të shënuara me një trekëndësh të kuq bosh (Δ) në paketimin e jashtëm të ilaçit.
Grupi i dytë përbëhet nga medikamente që ndikojnë fuqimisht në aftësinë për të drejtuar automjete dhe makineri, dhe nën ndikimin e të cilave nuk duhet të drejtohet absolutisht dhe janë të shënuar me një trekëndësh të plotë të kuq (▲) në paketimin e jashtëm të ilaçit.
Grupi i tretë dhe më i rrezikshëm përbëhet nga ilaçet që klasifikohen si narkotike dhe janë të shënuara me simbolin e paragrafit (§)në paketimin e jashtëm të ilaçit.
Disa efekte anësore të zakonshme të këtyre barnave që mund të ndikojnë në drejtimin e automjetit përfshijnë ndjenjën e përgjumjes ose të lodhjes, marramendje, të fikët, nauze, shikim të paqartë ose të dyfishtë, të dridhura, paqëndrueshmëri, konfuzion, paaftësi për t’u përqendruar siç duhet, gjykim i distancës ose shpejtësi, dobësi muskulore ose dobësi koordinimi, ankth.
Duke qenë se ndikimi i disa medikamenteve është aq i fortë sa që barazohen me konsumimin e alkoolit mbi kufirin ligjor, farmacistët këshillojnë çdo ditë qytetarët për ndikimin e medikamenteve në aftësinë e drejtimit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimi për ndikimin e medikamenteve në drejtimin e automjetit.
Shembuj të barnave që mund të rrezikojnë vozitjen dhe të cilave farmacistët tërheqin vëmendjen rregullisht, përfshijnë ilaçet për pagjumësinë, ankthin, epilepsinë, ilaçet kundër depresionit (përdoren për depresion dhe dhimbje nervore, migrenë, probleme të fshikëzës), antipsikotikët (të përdorur për kushte të tilla si skizofrenia dhe çrregullimi bipolar), disa antihistaminikë (përdoren për alergji, ftohje dhe grip), opioidët (përdoren për qetësimin e dhimbjeve), disa ilaçe të ftohjes e gripit, si dhe ilaçe të caktuara për presionin e gjakut, të përzierat.
Rreziqet janë më të mëdha nëse merren më shumë se një nga këto barna ose nëse konsumohen me alkool gjatë terapisë.
Qytetarët se duhet të respektojnë gjithmonë udhëzimet e përdorimit dhe të lexojnë paralajmërimet në paketimin e barit dhe materialet e ofruara nga farmacia, të cilat flasin për ndikimin e tyre në drejtimin e automjetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?