Site icon Telegrafi

Nëse e provoni një herë këtë model flokësh, do t’i harroni flokët të gjatë

profimedia

Fshin vitet, çdo femër e zbukuron!

Edhe pse prej vitesh nuk ka zbritur nga froni i modeleve më të njohura të flokëve, këtë sezon vjen në një formë pak më të gjatë, ndaj femrat në mbarë planetin janë çmendur sërish për këtë prerje flokësh.

Modeli bob është hit. Mund ta bartin tinejxherët, por edhe gratë e moshuara. E pabesueshme është se si ky model flokësh rinon, mirëpo nëse edhe në gjithë këtë provoni edhe trendin e ri – bob diç më të gjatë, do të jeni shumë të kënaqura.

Trendët anojnë drejt modeleve më natyrale, më elegante dhe nuk është për t’u habitur që bobi i gjatë, qe është quajtur lob, është gjendur në majë të listës së modeleve më të preferuara të flokëve.

Pra, esenca është që ky version i bobit nuk duhet të jetë as shumë i shkurtër as shumë i gjatë, domethënë është e dëshirueshme që të arrijë 3, 4 centimetra nën mjekër, transmeton Telegrafi.

Kjo gjatësi është shumë e rehatshme – në këtë rast bobi është mjaftueshëm i gjatë për ta lidhur në një bisht të vogël apo në një gërshet të vogël, apo ta stilizoni me karfica dhe furqeta, por me atë rast ka ruajtur prakticitetin e vet dhe lehtësinë e stilizimit – ende shumë shpejt do t’i lani dhe thani flokët.

Se sa është i popullarizuar lobi më së miri tregojnë influensuese të shumta dhe bukuroshe botërore të cilat me dëshirë e bartin. Jo vetëm që ky model flokësh është praktik, por jep efekt urban dhe bukuri, mes rastësisë dhe sofistikimit.

profimedia

Kur krihni këtë gjatësi flokësh drejt, ju merrni një efekt elegant, klasik, minimalist, dhe kur i përthyeni në valëzime të ashpra dhe të zhveshur, do të ndryshoni menjëherë stilin tuaj dhe do t’i jepni një prekje elegante, lozonjare.

profimedia

/Telegrafi/

Exit mobile version