Nëse e ngrini në frigorifer mishin një kohë të gjatë, duhet ta dini këtë gjë: Kjo do ta pengojë prishjen!
Nëse tashmë keni blerë sasi të mëdha mishi për rezervë, është e nevojshme të dini si ta vendosni drejt atë mish në frigorifer me ngrirje të thellë në mënyrë që të jetë i sigurt më gjatë për konsumim
Temperatura ideale në frigorifer me ngrirje të thellë është minus 18 gradë Celsius, sepse kështu pengon rritjen e mikroorganizmave dhe çaktivizohen të gjitha mikrobet siç janë bakteret, tharmi dhe myku, i cili gjendet në ushqim.
Edhe pse ekspertët thonë që është e sigurt që mishi të jetë i ngrirë në paketimin origjinal, për ngrirje më shumë se dy muaj rekomandojnë mbështjelljen e mishit në folie plastike apo ndarje në qese plastike për ngrirje, por thjesht mundeni ta lini në qese plastike bashkë me paketimin origjinal, transmeton Telegrafi.
Sipas Agjencisë Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, FDA, pulat dhe gjelat e detit të pacopëzuar në frigorifer me ngrirje të thellë mund të mbahen deri në një vit.
Nëse vendosni në frigorifer me ngrirje të thellë copa, si p.sh. gjoks pule, kofshë dhe krahë, do të duhej t’i konsumoni në afatin prej nëntë muajsh.
Të brendshmet megjithatë nuk do të duhej t’i ruani më shumë se tre apo katër muaj.
Kur është fjala për mishin e freskët, si p.sh. mishi i gjedhit, i viçit dhe i qengjit, mund të qëndrojnë edhe për disa muaj në frigorifer, varësisht nga lloji i mishit.
FDA-ja rekomandon që copat e freskëta në frigorifer ruhen prej gjashtë deri në nëntë muaj, ndërkaq mishi me brinjë mund të qëndrojë diç më pak, nga katër deri në gjashtë muaj.
Mishi i pjekur mund të ruhet prej katër muajsh deri në një vit.
Pavarësisht për cilin lloj mishi të bluar është fjala, nuk do të duhej ta ruani në frigorifer me ngrirje të thellë më shumë se tre apo katër muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje