Shumë njerëz bëjnë të njëjtin gabim, kushtojini vëmendje

Domethënë, flaka do të zgjasë më shumë nëse më parë e pritni fitilin, këtë gjë mund ta bëni me gërshërë të vogla apo me prerëse të thonjve, më së miri është ta shkurtoni 3 – 6 milimetra lartësi.


Sekreti është te fitili – nëse e lini të tillë çfarë është, qiriri me siguri do të shuhet.

Veç kësaj, fitili i prerë do të japë dritë të pastër dhe më të shndritshme, ndërsa fitili i paprerë shumë shpesh do të shuhet, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, fitili i prerë nuk do të lërë gjurmë tymi në shandanë të qelqtë.

1641364991 candle

Si ndizet në mënyrën e duhur qiriri?

Lëreni për herë të parë qiririn të digjet derisa shtresa e sipërme e dyllit të shkrihet tërësisht.

Kjo mund të zgjasë më shumë se një orë, por atëherë qiriri do të digjet mirë dhe do të zgjasë shumë më tepër, ndërsa dylli do të shkrihet në mënyrë të barabartë.

Në të kundërtën, mund të digjet vetëm dylli përreth fitilit gjë që do të rezultojë që pjesa rreth mesit të shkatërrohet, ndërsa mbetja e qiririt do të mbetet e pashkrirë. /Telegrafi/