Njëzet e pesë vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, çelet ekspozita REPORTING HOUSE në Prishtinë, e cila i ofron publikut vendor dhe vizitorëve të huaj një pasqyrim të hollësishëm të luftës evropiane që përmbylli shekullin e 20-të.Neptun Kosova mbështeti me shumë kënaqësi këtë ekspozitë realizuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, të cilët prezantojnë punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefaktet e kohës, të shoqëruara me vepra të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës.

Neptun Kosova Reporting House 2 scaledEkspozita eREPORTING HOUSEu mundëson vizitorëve të udhëtojnë në konfliktin që po vlonte gjatë viteve 1990, nga i cili lindi lëvizja guerile e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më vonë shpërtheu në luftë në vitet 1998-1999 dhe kulmoi me 11 javë të sulmeve ajrore të NATO-s. Kjo çoi deri në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj në vitin 2008.


Neptun Kosova Reporting House 3 scaledEkspozita shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie. Publiku ftohet që ta kuptojë më tej historinë e jashtëzakonshme të Kosovës dheNeptun Kosovaka nderin të jetë pjesë e realizimit të kësaj ekspozite.

Neptun Kosova Reporting House 4 scaledNga tri lokacione, Shtëpia e Mallrave të Prishtinës “Gërmia”, Hamami i Prishtinës dhe Paper Gallery,REPORTING HOUSEprezantohen rreth 150 storie televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999. Këto reportazhe promovojnë punën e gazetarëve, fotografëve, operatorëve të kamerave dhe përkthyesëve e producentëve lokalë që punuan në to.

Neptun Kosova Reporting House 5 scaled

Ky bashkëpunim vjen në vijim të shumë projekteve sociale të mbështetura nga Neptun Kosova përmes Fondacionit Mane në fushën e Edukimit dhe Mirëqenies.