Neptun Kosova së bashku me Mane Foundation, po vazhdojnë traditen në mbështetje të arsimit të lartë në Kosovë.

Në kuadër të kësaj nisme, është realizuar një donacion për Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit të Prishtinës,ku është funksionalizuar një kabinet super modern i teknologjisë së informacionit, i pajisur plotësisht me teknologjinë bashkëkohore.


Kabineti i ri i IT-së ofron një hapesirë miqësore dhe funksionale për studentet e programit Bachelor dhe Master, duke krijuar mundesi ideale për punë praktike dhe studimore. Pajisjet dhe infrastruktura e avancuar u mundësojnë studenteve të realizojnë projekte nga fusha e programimit, CAD software dhe punë praktike me sisteme të ndryshme teknike.

Ky donacion përfaqeson një kontribut të drejtëperdrejtë në përgatitjen e profesioneve të ardhshëm të teknologjisë dhe inxhinerisë, duke ndihmuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe lidhjen më të fortë mes teorisë dhe praktikës.

Ky është një kontribut i rëndesishëm për profesionistët e ardhshëm të teknologjisë, si dhe një mundësi tjetër që kompanitë e grupit Balfin u ofrojnë studentëve për zhvillimin personal dhe profesional.