Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Postës së Kosovës, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët.

Marrëveshja parasheh bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë publike, shpërndarjen e dokumenteve zyrtare dhe zhvillimin e shërbimeve logjistike dhe teknologjike, që synojnë lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet komunale.


Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, kryetari Kastrati theksoi rëndësinë e kësaj iniciative për ndërtimin e një administrate më transparente dhe funksionale.

"“Kjo marrëveshje është një hap konkret drejt ndërtimit të një administrate më funksionale, të lidhur ngushtë me qytetarin dhe të përkushtuar për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore.” , u shpreh Kastrati.

Ndërsa Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Gjakovën, Lumni Graishta, vlerësoi lart partneritetin me komunën e Malishevës,  dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për të kontribuar në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

Tutje u tha që ky partneritet i ri institucional shënon një shembull të mirëfilltë të qasjes së koordinuar mes niveleve lokale dhe regjional për zhvillim të qëndrueshëm dhe shërbime modern.