LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QMF-së në Strellc të Epërm

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QMF-së në Strellc të Epërm

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka nisur ditën e enjte me vizitë në Komunën e Deçanit.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Deçanit sot nënshkruan marrëveshje për financimin dhe ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc të Epërm në vlerë prej 260 mijë eurove në bashkëfinancim mes këtyre dy institucioneve.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se ky është gëzim për këtë komunë sepse ndërtimi i kësaj qendre ishte nevojshëm qysh më herët.


“Kemi nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc, një objekt që ka pasur nevojë qysh moti të rinovohet mirëpo për shkak të gjendjes ekonomike dhe kushteve tjera ka ardhur momenti tani dhe ne i gëzohemi këtij fakti. Po ashtu kemi biseduar edhe për zhvillimet e kësaj komune, e sidomos për situatën pandemike me të cilën po përballemi, jo vetëm ne si Deçan, po gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ramosaj.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë̈, Armend Zemaj ka thënë se shumë shpejt do të fillohet me implementimin e kësaj marrëveshje, si dhe do të vazhdohet me funksionalizimin e QKMF-së dhe Emergjencës.

“Pandemia na ka vendosë në një pozicion tjetër të menaxhimit, të gjithë pjesës infrastrukturore në shëndetësi, po mundohemi t’i racionalizojmë shpenzimet, t’i identifikojmë nevojat dhe përmes kujdesit parësor ta ndihmojmë shëndetësinë kosovare, jo vetëm atë kujdesin dytësor dhe treciar. Ne kemi nënshkruar një memorandum i cili shumë shpejt do të hyjë në implementim dhe ta funksionalizojmë në plotni edhe QKMF-në edhe Emergjencën por edhe ndërtimin e AMF-së në Strellc, që t’ju ndihmojmë qytetarëve sado pak që t’ia lehtësojmë jo vetëm përballjen me pandeminë por dhe në ruajtjen e shëndetit publik”, ka thënë Zemaj.

Më pas ministri i Shëndetësisë̈, Armend Zemaj, ka vizituar edhe shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Me këtë rast, Zemaj iu është drejtuar nxënësve se do të vazhdojë përkrahja ndaj tyre, mirëpo ai ka lutur nxënësit qe të mbajnë distancën dhe të bëhet kujdes edhe gjatë përshëndetjes së tyre me shokët e klasës, sepse vetëm kështu parandalojmë infektimin me COVID-19. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori