LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja mes palëve për stadiumin, ‘Fadil Vokrri’ do të menaxhohet dhe shfrytëzohet nga FFK

Nënshkruhet marrëveshja mes palëve për stadiumin, ‘Fadil Vokrri’ do të menaxhohet dhe shfrytëzohet nga FFK

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës për stadiumin “Fadil Vokrri”. Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Sipas kësaj marrëveshje, stadiumi “Fadil Vokrri” edhe për pesë vjet të tjera do të vazhdojë të menaxhohet dhe të shfrytëzohet nga FFK-ja.

Presidenti Ademi në emër të Komitetit Ekzekutiv dhe të komunitetit të futbollit e ka falënderuar të parin e Prishtinës dhe stafin e tij që menaxhimin e këtij impianti të rëndësishëm ia ka besuar FFK-së, në mënyrë që bashkërisht të vazhdojë mirëmbajtja e tij por dhe investimet në riparimin e fushës e pjesët e tjera të objektit.

Kreu i FFK-së ka theksuar se ky objekt është interes nacional, duke pasur parasysh se është arena e vetme në të cilën zhvillohen ndeshjet e Kombëtares, por edhe të klubeve tona në arenën evropiane.


Ai ka thënë se menjëherë do të fillohet në përmirësimin e fushës, në mënyrë që ajo të jetë në gjendjen më optimale për ndeshjet e ciklit kualifikues për Euro 2024, të cilat fillojnë në muajin mars, 2023.

Presidenti Ademi, poashtu, ka shprehur gatishmërinë e FFK-së për investime kapitale në këtë stadium në të ardhmen, bashkë me komunën dhe me ministrinë e Sportit, duke përfshirë projektin e rritjes së kapacitetit, por edhe të modernizimit të mëtejmë të objektit në tërësi, pasi siç ka thënë, ky stadium është simbol jo vetëm i kryeqytetit, por edhe i vendit tonë.

Presidenti Ademi shprehu shpresën se në këtë afat pesëvjeçar të menaxhimit dhe shfrytëzimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, kryeqyteti dhe FFK-ja do të bëhen me stadium të ri, i cili do të mundësonte kushte edhe më të mira për ndeshjet ndërkombëtare, por njëherësh edhe shkarkim të stadiumit “Fadil Vokrri” nga mbingarkesa e ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Kalo në kategori