LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja kolektive, 130 mijë të punësuar në sektorin publik në RMV nga shtatori do të marrin paga më të larta për 10 përqind

Nënshkruhet marrëveshja kolektive, 130 mijë të punësuar në sektorin publik në RMV nga shtatori do të marrin paga më të larta për 10 përqind

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafilov, nënshkruan Marrëveshje të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik.

Sipas kësaj marrëveshje, nga shtatori, 130 mijë të punësuar në sektorin publik do të kenë rritje të pagave prej 10%, pagesë të K-15 deri në fund të vitit në vlerë prej 10 mijë denarë.

“Sot po përfundojmë një proces që ka tre vite, sot po korrigjojmë një padrejtësi të madhe ndaj të punësuarve në sektorin publik që kanë qenë pa marrëveshje të përgjithshme kolektive për punonjësit në sektorin publik, e cila rregullon të drejtat nga punësim”, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov.


Trendafilov nënshkrimin e kontratës ia dedikoi kryetarit të kaluar të LSM-së, Darko Dimevskit, i cili vdiq muajin e kaluar.

Marrëveshja parashikon që nga marsi 2025, pagat në sektorin publik do të rriten në bazë të pagës mesatare, plus koeficientët si bazë bruto.

Ndryshe, muajt ​​e fundit pakënaqësi kanë shprehur punonjësit në Drejtorinë doganore, atë të të hyrave publike, në administratën gjyqësore, në kulturë, në arsim, në Qendrën e Provimeve Shtetërore, të cilët kërkojnë rritje të pagave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Lajme
Kalo në kategori