LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet Deklarata për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Suedisë

Nënshkruhet Deklarata për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Suedisë

Si pjesë e serisë së vizitave në shtetet skandinave, sot Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, qëndroi në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë ku realizoi takim me Ministren e punëve të jashtme të Suedisë, Margot Wallström.

‘Në takimin me homologen e tij suedeze, ministri Dimitrov e shprehu përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë reformatore për kthimin e vendit në rrugën e integrimeve euro-atlantike, të hapur nga reformat e vërteta në sferat me rëndësi thelbësore dhe nëpërmjet politikës së dialogut të hapur me të gjithë shtetet fqinje, të bazuar në principe dhe vlera evropiane. Kthimi i ndikimit dhe përkrahjes së miqve tanë evropianë është me rëndësi kyçe për ne’, tha Dimitrov në deklaratën e tij për shtyp.

Ministresha Wallström ka shprehur përkrahjen e fortë dhe të palëkundur të Suedisë në drejtim të aktiviteteve të Qeverisë së re të Maqedonisë për një revitalizim të shpejtë të perspektivës evropiane të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni, dhe konfirmoi se Suedia me sinqeritet është e intersuar për rritje të ndihmës konkret që mund të ofrojë në sfera që janë më të dobishme për agjendën evropiane të Qeverisë së re të RM-së.


Si përfundim i këtij takimi pozitiv dhe shumë produktiv erdhi nënshkrimi i Deklaratës për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisëdhe Mbretërisë së Suedisë (LINK), me të cilën vërtetohet përkrahja suedeze për qëllimet tona strategjike dhe definohen fushat me interes të përbashkët për ndërtimin e bashkëpunimit të mëtejmë më konkret./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori