Ministria e Ekonomisë në kuadër të Qeverisë së Kosovës ka njohur rTrust dhe i ka dhënë statusin Ofrues i Kualifikuar i Identitetit Digjital dhe Shërbime të Besuara në transaksione elektronike, konform Ligjit nr. 08/L-022 dhe e ka publikuar atë në ueb faqen e tyre.
rTrust është teknologji e prodhuar nga kompania PBC. rTrust, mban statusin e Ofruesit të Kualifikuar të Identitetit Digjital dhe Shërbime të Besuara në transaksione elektronike edhe në Bashkimin Evropian, konform rregullativës evropiane eIDAS 910/2014. Pra, shërbimet e rTrust pranohen në gjithë Bashkimin Evropian.
Duke e ditur në Republikën e Kosovës kjo fushë është e re e rrjedhimisht ka nevojë për një edukim më të thellë, në vazhdim po ndajmë disa informacione rreth identitetit digjital dhe shërbimeve të besueshme në transaksione elektronike. Të gjitha këto të shkoqitura nga Ligji nr. 08-L-022 – Ligji për Identitetin Digjital dhe Shërbime të Besuara në transaksione elektronike.
Neni 32 – Efekti juridik i nënshkrimit elektronik të kualifikuar
1. Nënshkrimi elektronik është i vlefshëm dhe i pranueshëm dhe nuk i mohohet vlefshmëria ose pesha e provës vetëm se është në formë elektronike ose nuk i plotëson kërkesat për nënshkrim elektronik të kualifikuar.
2. Nënshkrimi elektronik i kualifikuar ka të njëjtin efekt ligjor si nënshkrimi i dorës.
Neni 33 – Nënshkrimi elektronik i avancuar
Nënshkrimi elektronik i avancuar duhet:
• 1.1. të jetë i lidhur vetëm me nënshkruesin;
• 1.2. të mundësoj identifikimin e qartë të nënshkruesit;
• 1.3. të përdor te dhënat për krijimin e nënshkrimit elektronik të kualifikuar cilat janë vetëm nën kontroll të nënshkruesit;
• 1.4. të jetë i lidhur me të dhënat që nënshkruan në mënyrë që çdo ndryshim i mëvonshëm të jetë i detektueshëm.
2. Nënshkrimi elektronik i avancuar, i cili është i bazuar në një certifikatë elektronike të lëshuar nga cilido shtet anëtar i BE- së njihet si nënshkrim elektronik i avancuar në Kosovë, nëse i plotëson kushtet e caktuara ne paragrafin 1. të këtij neni.
3. Nënshkrimi elektronik i avancuar, i cili është i bazuar në një certifikatë elektronike të lëshuar nga shtetet tjera jo anëtare të BE-së, njihet si nënshkrim elektronik i avancuar në Kosovë, nëse për këtë ekziston marrëveshje reciproke.
Disa nga përkufizimet e Ligjit nr. 08/L-022:
1.10. Nënshkrimi elektronik i kualifikuar – nënshkrimi elektronik i avancuar që krijohet nga një pajisje e kualifikuar për krijimin e nënshkrimit elektronik të kualifikuar në bazë të një certifikate të kualifikuar për nënshkrim elektronik;
1.11. Të dhënat për krijimin e nënshkrimit elektronik – të dhënat unike që përdoren nga nënshkruesi për të krijuar një nënshkrim elektronik;
1.12. Certifikata për nënshkrim elektronik – vërtetim elektronik, i cili i lidh të dhënat për validim të nënshkrimit elektronik me një person fizik dhe konfirmon së së paku paku emrin ose pseudonimin e ati personi;
1.13. Certifikata e kualifikuar për nënshkrim elektronik – përmban informacionin e përcaktuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij si dhe lëshohet nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar;
1.15. Shërbimi i besuar i kualifikuar shërbim – besuar i cili – plotëson kushtet e një shërbimi të kualifikuar të besuar të përcaktuar në këtë Ligj;
1.17. Ofruesi i kualifikuar i shërbimit të besuar – ofruesi i shërbimit të besuar i cili ofron një ose më shumë shërbime të kualifikuara të besuara dhe të cilit i është dhënë statusi i kualifikuar nga
Ministria [e Ekonomisë]
1.23. Vula elektronike e kualifikuar – vulë e avancuar elektronike, e cila është krijuar nga një pajisje e kualifikuar për krijimin e një vule elektronike të kualifikuar dhe bazohet në një certifikatë të kualifikuar për vulë elektronike
1.26. Certifikata e kualifikuar për vulë elektronike – certifikatë për vulë elektronike e cila lëshohet nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar dhe i plotëson kushtet e nenit 42 të këtij ligji;
1.35. Certifikata e kualifikuar për autentifikimin e faqes së internetit – certifikate për autentifikimin e faqes së internetit, e cila është lëshuar nga një ofrues i kualifikuar i shërbimit të besuar dhe që i plotëson kushtet e nenit 52 të këtij ligji.
Krijoni Nënshkrimin tuaj elektronik duke shtypur këtu.
rTrust, ofrues shërbimeve digjitale, i themeluar nga PBC dhe me seli në Slloveni, BE, muaj më parë ka njoftuar për para-lançimin e platformës së nënshkrimit elektronik dhe identitetit dixhital.
Vetëm gjatë fazës së para-lançimit, mbi 4000 qytetarë kanë krijuar Identitetin dixhital dhe nënshkrimin elektronik nga rTrust.
rTrust, me akreditimin e tij eIDAS, ofron shërbime të identitetit dixhital dhe nënshkrimit elektronik në të gjithë Zonën Ekonomike Evropiane dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky akreditim tregon përkushtimin e rTrust ndaj standardeve më të larta të sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Për të zhvilluar dhe fuqizuar individët dhe për të rritur qasjen në shërbimet digjitale dhe të mobilitetit, në përgjithësi, rTrust ofron deri në një milion nënshkrime elektronike dhe identitete digjitale për qytetarët e Kosovës, pa pagesë.
Kjo iniciativë tregon përkushtimin e rTrust, përkatësisht PBC, që Kosova të ketë një përfshirje dixhitale, të besueshme, shumë më tepër se shtetet e rajonit dhe po aq sa edhe vendet më të zhvilluara, perëndimore. Ekipi ynë është shumë i lumtur që ka mundësinë të udhëheqë këtë zhvillim shoqëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri