Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur hajnat e armatosur qëllojnë me armë një burrë, i cili iu kundërvihet derisa tentojnë t’i vjedhin paratë në Bronx të New Yorkut.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 16 maj, kur dy hajna të armatosur ia drejtuan revolet 31-vjeqarit dhe një 38-vjeçari, transmeton Telegrafi.


Njëri prej tyre nën kërcënimin e armës ia kap çantën 31-vjeçarit, brenda të cilës kishte 2.500 dollarë. E kur mundohet t’ju kundërvihet dhe qëllon me grusht në fytyrë njërin prej sulmuesve, ata nxjerrin revolet.

Fillimisht i sulen nga pas pasi tenton të ikë nga vendi i ngjarjes, por ata e kapin dhe e qëllojnë disa herë me revole. Pavarësisht që qëllohet disa herë në gjoks, ai arrin t’i shpëtojë vdekjes pas tretmanit në spitalin Lebanon në Bronx.

Në anën tjetër, policia ka njoftuar se sulmuesit janë në arrati dhe se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar lidhur me sulmin. /Telegrafi/