Këngëtari i njohur shqiptar, Neki Emra, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

"Provokim" mban titulli projekti i tij i ri muzikor - një këngë e zhanrit baladë e cila është vizualizuar edhe me klip.


Muzika dhe teksti janë realizuar nga kompozitori i njohur shqiptar, Avni Qahili, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Ebrar Mazhar.

nwk2

Klipi i këngës është mjaft interesant me skena të ndjeshme, që i përshtaten tematikës që balada trajton.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Red Bird Film.

Neki Emra përndryshe është mjaft aktiv me projekte muzikore e interpretime të ndryshme live, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku i tij. /Telegrafi/