LAJMI I FUNDIT:

Në Zvicër jetojnë 76 mijë njerëz “pa letra”

Në Zvicër jetojnë 76 mijë njerëz “pa letra”

Në Zvicër konsiderohet se jetojnë rreth 76.000 persona të kategorisë “Sans Papiers” ose “pa letra” gjegjësisht me qëndrim ilegal në këtë vend.

Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar me porosi të autoriteteve federale (SEM) nga B.S.S Basel në bashkëpunim me Forumin Zviceran për Migracion dhe Studime të popullatës dhe Universiteti i Gjenevës.

Studimi i fundit para këtij ishte bërë në viti 2005 dhe bënte fjalë për rreth 90 mijë të huaj të kësaj kategorie.


Studimi aktual konstaton se rreth 76000 personat pa letra që jetojnë në Zvicër vijnë nga shtetet jashtë BE-së dhe EFTA-s, shkruan albinfo.ch duke iu referuar komunikatës nga SEM.

Afër dy të tretat e këtij komuniteti kanë ardhur në Zvicër pa dokumente të vlefshme udhëtimi.

Një e pesta, pas kalimit të afatit të vizës B ose C nuk e kanë lëshuar Zvicrën dhe po ashtu një e pesta tjetër këtë nuk e kanë bërë pas refuzimit të azilit.

Shumica e “Sans Papiers”-ve vijnë nga Amerika Qendrore dhe Jugore, e pas tyre vijnë të huajt nga Evropa Lindore.

Është interesante se 9 nga dhjetë personat pa letra janë të punësuar në ekonominë e këtushme por shumë prej tyre punojnë në kushte të mjerueshme.

Gjysma punojnë nëpër ekonomitë familjare, pjesa tjetër në ndërtimtari ose në hoteleri.

Gjysma e pjesëtarëve të kësaj kategorie nuk ka të kryer shkollim tjetër veç atij te detyruar, fillor, rreth dy të tretat janë vetëmbajtës ose ka familje në Zvicër.

Rreth 10 për qind e sans papiers janë të moshës së mitur.

Studimi po ashtu tregon se mundësia për legalizimin për të rinjtë nga kjo kategori të cilët janë duke ndjekur ndonjë zanat, që është futur në vitin 2013 është shfrytëzuar shumë rrallë.

Ndërkaq, më shpesh ndodh që të rinjtë dhe familjet e tyre të kërkojnë leje qëndrimi duke u bazuar në rastet e rënda, mundësi që parashikohet në Ligjin për të Huajt.

Për realizimin e këtij studimi në 12 kantone janë zhvilluar gjithsej 60 biseda ekspertësh. Po ashtu janë shfrytëzuar të dhëna të ndryshme ekzistuese nga institucionet përkatëse.

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori