LAJMI I FUNDIT:

Pushues vendas e të huaj përfitojnë nga temperaturat e larta të fund tetorit – shijojnë bregdetin shqiptar

Pushues vendas e të huaj përfitojnë nga temperaturat e larta të fund tetorit – shijojnë bregdetin shqiptar

Pragu i nëntorit i gjen vlonjatët dhe pushuesit vendas dhe të huaj në det. 

Temperaturat e larta mbeten një mundësi për t’u shfrytëzuar për të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë në Vlorë.

“Jam nga Tirana, keni zgjedhur të vijmë çdo fundjavë në Vlorë, se ka qenë koha e mrekullueshme. Tani sa dola nga deti, më i mirë se në gusht, është qetë.”


“Jam nga Polonia. Ndodhem ne Vlorë rastësisht teksa po udhëtonim rastësisht përgjatë bregut shqiptar”, thotë një turist.

“Për ne Vlora është e mrekullueshme. Vlora me këto temperature është ka qe bukur, tek ne në Poloni tempraturat mund të jenë 5 gradë, ndërsa këtu është krejt ndryshe”, thotë turisti.

“Jam  kosovare, por 50 vjet kam jetuar në Suedi. Kam vendos të jetoj në Vlorë se jam dashuruar me Vlorën. Më shumë më pëlqen deti dhe Lungomare. Koha na ka mbajt, jam shumë e kënaqur që kam zgjedh Vlorën për të jetuar.”

“Jam nga Përmeti, kam ardhur me pushime, jetoj në Francë prej 20 vitesh. Kam qenë regjisor në estradën e Beratit. Vlora është vendi më i bukur për mua. Deti i mrekullueshëm. Janë me fat vlonjatët që e kanë.”- shprehen qytetarët.

Edhe pse ndërrimi i orës lajmëron nisjen e dimrit, temperaturat e larta gjata ditës kanë bërë që një pjesë e operatorëve turistikë në Vlorë t’i mbajnë ende shezlonet në plazhe, në ditët e fundit të tetorit.

Pushues të fundjavës gjen edhe në plazhet e tjera të vendit.

Në Shëngjin dhe në Durrës shumë kosovarë po i gëzohen diellit dhe detit.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori