“Marshojmë për njana-tjetrën”, është moto e sivjetme e marshit në Ditën Ndërkombëtare të Grave. Siguri dhe liri për gratë do të kërkohet edhe sot në marshin e organizuar nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.
Organizatat joqeveritare thonë se neglizhimi i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje nuk po përçon mesazh të mirë te gratë.
Në prill të vitit 2024 në Ferizaj është vrarë E.C nga ish-burri i saj në Qendrën për Punë Sociale.
Pesë ditë më vonë, është vrarë Gj.U nga burri i saj në Pejë. Një grua tjetër në Graçanicë u vra nga burri i saj, e në Fushë Kosovë u tentua të vritet një grua tjetër.
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë për KosovaPress, se jeta e grave në Kosovë është në rrezik.
“Prej vitit të kaluar deri më tash nuk është se ka pasur ndonjë ndryshim për të cilin ja vlen ne këtë 8 mars të kemi arsye për të festuar apo të kemi arsye të ndjehemi më të sigurta apo të mbrojtura. Fatkeqësisht viti 2024 na ka gjetur me tri raste të femicidit, tri raste të grave vetëm pse janë gra. Nëse ju kujtohet të tri rastet kanë qenë raste vetëm se të njohura për institucionet tona. Njëra prej rasteve ka ndodhur në dyert e Qendrës për Punë Sociale.
Rasti tjetër ka ndodhur ka qenë një rast recidiv në Pejë, i cili përfundoi me femicid me vrasjen e të ndjerës Gjuljeta Ukellit dhe vrasja e gruas në Graçanicë, po ashtu ka qenë një rast i njohur për komunitetin dhe policinë atje dhe që prapë ka përfunduar me femicid dhe kjo na bënë që të kuptojmë se në aspektin e sigurisë, gratë në Kosovë ende nuk janë të sigurta ende ka rrezik të madh për jetën e tyre”, thotë ajo.
Situatë më e mirë nuk është as në sferat tjera, siç shprehet Berisha, përqindja e grave të punësuara është e ulët.
“Nëse i shohim mundësitë e grave për punësim, ne ende kemi një përqindje shumë të ulët të grave të punësuara, ne ende kemi një përqindje të ulët të grave që kanë qasje në pronë, qasje në trashëgimi, diskriminimi gjinor është prezent çdo kund. Prandaj në qoftë se i shohim edhe programet e partive politike dhe shpresën që e patëm për një emancipim shoqëror përmes këtyre programeve duke trajtuar edhe barazinë gjinore, pamë që shumë pak partitë politike mendojnë për gra, ende kemi kuotën si një mekanizëm për të siguruar që gratë do të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe gjitha këto na bëjnë që të reflektojmë”, shton ajo.
Medinë Dauti nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” thotë se edhe këtë vit vazhdojnë të kërkojnë siguri dhe liri për gratë. Sot protestohet me moton “Marshojmë për njana-tjetrën” në Ditën Ndërkombëtare të Grave.
“I kemi kërkesat e çdo hershme si në protesta ashtu edhe në marshe të kaluara që me u arrit siguria dhe liria e grave. Duke marrë parasysh rastet e fundit që kanë ndodhur, tri vrasjet e grave gjatë vitit të kaluar, e kemi rastin e 11-vjeçares që prapë është riviktimizuar dhe ka ndodhur pikërisht kur ka qenë në mbrojtje të shtetit, e kemi rastin e një gruaje në Gjilan që është dhunuar dhe është përdhunuar përderisa ajo ka qenë në përkujdesje të shtetit edhe e kanë neglizhuar. Këto raste na kanë indinjuar edhe më shumë dhe kërkesat tona vazhdojnë të jenë të njëjta për sa vite me radhë që duam siguri dhe liri të grave pa u cenuar dinjiteti ynë në asnjë formë”, deklaron ajo.
Ajo shpreh shqetësimin për numrin e madh të rasteve të raportuara për dhunë ndaj grave.
“Situata nuk është mirë, veç në muajin shkurt i kemi pasur 109 raste të raportuara në Policinë e Kosovës për rastet me dhunë mbi bazë gjinore. Mandej e kemi punësimin, i kemi krejt sferat tjera që gratë veçse vazhdojnë prapë të shtypen edhe nuk e kanë hapësirën për të depërtuar jashtë patriarkatit, e cila vjen pikërisht për shkak që burrat vazhdojnë ta kenë pushtetin e përgjithshëm në shoqëri. Kjo është duke ndikuar shumë në jetën e grave si në private edhe në publike dhe është duke e komplikuar krejt situatën në përgjithësi”, shton ajo.
Në përgjigjen për KosovaPress, Policia e Kosovës ka njoftuar se vitin e kaluar janë raportuar mbi 2300 raste të dhunës ndaj grave. Por, nuk kanë treguar se sa është numri i rasteve të dhunës ndaj grave gjatë këtij viti.
Aktivistja nga organizata joqeveritare “Fourth Wave”, Nerimane Ferizi thotë për KosovaPress, se institucionet po neglizhojnë trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
“Ka ende raste në gjykatat e Kosovës në përgjithësi të cilat nuk kanë marrë ndonjë verdikt. Prandaj neglizhimi edhe kjo ngecja dhe ngadalësimi i këtyre rasteve në një mënyrë apo në një tjetër nuk po jep një mesazh të mirë qoftë tek familjarët e viktimave, por qoftë edhe tek gratë tjera të cilat ndoshta e kanë atë vullnetin për të lajmëruar rastet në polici apo në prokurori. Normalisht që 8 mars ne prapë marshojmë edhe nuk festojmë për shkakun e gjithë këtyre rasteve, për shkakun e gjithë kësaj dhune që në vazhdimësi po ndodhë me gratë. Prandaj, shpresoj që ky marshim organizohet edhe në qytete tjera. Mund të ju paralajmërojë që do të ketë marsh edhe në Mitrovicë si zakonisht, besoj që do të ketë edhe në Pejë edhe në qytete tjera siç ka pasur viteve të kaluara”, shprehet ajo.
Sipas saj, marshi sot thekson nevojën për angazhim politik në barazi gjinore.
“Marshi thekson nevojën për angazhim politik në barazi gjinore, mbrojtjen kundër dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimi i grave në të gjitha aspektet ose sektorët e shoqërisë ku ato veprojnë. Normalisht, kryesisht këto thirrje do të jenë drejtuar shtetit për me marrë masa apo njëkohësisht për të edukuar masën në përgjithësi. Pavarësisht që i kemi kornizat ligjore ekzistuese të cilat janë të mira, vazhdimi i dhunës në familje dhe femicidi tregon një nevojë për zbatim më efektiv të këtyre ligjeve që i kemi”, shton ajo.
Marshi i sotëm do të fillojë nga ora 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të Policisë së Kosovës, Institucionit të Avokatit të Popullit dhe sheshit “Skënderbeu”.
8 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Grave, ku kujtohet lëvizja për të drejtat e grave. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa