Në vit mbyt dy milionë njerëz: Shkaktari kryesor i kancerit, infarktit dhe astmës është në shtëpinë tuaj!

Shkencëtarët tërheqin vërejtjen që punët e përditshme shtëpiake apo shmangia e tyre mund ta rrënojnë shëndetin e tërë familjes!
Për shembull, aktiviteti si p.sh. larja e rrobave dhe gatimi i ushqimit pashmangshëm ndryshojnë ajrin të cilin e thithni në shtëpi – përdorimi i kimikateve me rastin e pastrimit të dyshemeve apo dritareve lirojnë edhe deri në 900 lloje të materieve toksike në ajër!
Gjithashtu në vatrën tuaj të ngrohtë familjare nëpër qoshe të dhomave fshihen myku, poleni, si edhe monoksid karboni, të cilat i sillni me rroba, me sfungjerë të ndotur, në shporete me gaz, transmeton Telegrafi.
Lidhjen më të fortë me cilësinë e keqe të ajrit në shtëpi shkencëtarët e kanë gjetur në sëmundjet e zemrës, kancerit të mushkërive dhe në zhvillimin e astmës.
Simptomat të cilat tregojnë ndotjen e ajrit në shtëpinë tuaj
Kollitja, lotët, trullosja, lodhja dhe dhembja e kokës janë disa nga shenjat e buta që në shtëpinë tuaj ajri është i ndotur.
Mirëpo, mund të shfaqen edhe simptoma më të fuqishme si p.sh. irritimi i syve, sukrepi, dhembjet e muskujve, probleme me frymëmarrjen, temperatura apo ndjenja e të ftohtit, si edhe dobësim i të dëgjuarit, gjakrrjedhje nga hundët dhe sëmundje të mushkërive.
Fatmirësisht, ekzistojnë tetë mënyra që të ulni në mënyrë drastike futjen e grimcave të dëmshme, materieve dhe mikroorganizmave në shtëpi dhe t’i shmangni sëmundjet e rrezikshme!
Filloni t’i zbatoni menjëherë:
1. Kushtoni kujdes që çdo ditë të ajrosni çdo lokal në shtëpi.
2. Përdorni produkte ekologjike për pastrim – në to gjenden më pak toksine dhe ndotës, për ç’shkak ajri do të jetë më i freskët dhe më i pastër.
3. Në vend të deodoranteve në boca të metalta, përdorni ato në kuti plastike.
4. Pas përdorimit, si edhe gjatë natës shkyçni të gjitha aparatet, të cilat nuk është e domosdoshme të jenë vazhdimisht të lidhura në rrymë elektrike, si p.sh. frigoriferi, frigoriferi me ngrirje të thellë e të ngjashme. Mos harroni edhe mbushësit.
5. Nëpër tepihë grumbullohen kërpudhat, pluhuri, tenjat, qimet e kanakarëve shtëpiakë dhe shumë grimca të dëmshme, andaj është më mirë që të keni dysheme druri dhe pantofla shtëpiake!
6. Kurrë në shtëpi mos hyni të mbathur, sepse këpucët me vete sjellin ndotës të shumtë, ndyrësira etj.
7. Përpiquni që rrobat t’i thani jashtë, në ajër të pastër, mirëpo nëse nuk keni mundësi t’i thani jashtë, sa më shpesh hapni dritaret!
8. Rregullisht ndërroni perdet e vaskës, dhe kushtoni kujdes të mos jenë nga polivinili – materiali i këtillë mban ujin, andaj në të myku zhvillohet me shpejtësi të jashtëzakonshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët