LAJMI I FUNDIT:

Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)

Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)

Një ditë pa grim është një ditë e kaluar fshehur nën kapele dhe syze. Të paktën për Huda Kattan-in, blogeren e grimit me audiencën më të gjerë në Instagram dhe jo vetëm.

Kur vjen puna tek tutorialet, është thjesht e para e industrisë. Kontenti që ajo u ofron ndjekësve të saj është, le të themi, i pamundur në jetën reale. Jo se është turp apo i pakëndshëm, aspak.

Mendoni dikë që shfaqet në klasë, zyrë apo në ambientin e punës kudoqoftë me sy gjigantë vjollce, rozë dhe xixa të argjendta, qerpikë kilometrikë, faqe të kuqe, ndriçim verbues në mollëza dhe buzë të konturuara me katër ngjyra.


Aspak realiste, aspak profesionale dhe aspak komode. Sado bukur të ngjajë në Instagram, sado zili t’i kemi gocat e tutorialeve, këto pamje janë të paarritshme në përditshmëri.

Huda Kattan ndërtoi një mbretëri mbi imazhin e saj të së bukurës dhe për këtë duhet vlerësuar. Është një influencuese e zonja, por kjo s’do të thotë që është më e mira në industri.

Më pranë Hudës në filozofi dhe dizajn është artistja Charlotte Tilbury. Ajo frymëzohet kryesisht nga modelet e viteve ’90. Për të, modelet e asaj kohe e përqafonin tërësisht glamurin dhe çfarëdo që të bënin ndiheshin të bukura, të fuqishme dhe seksi.

Darlings, I’ve been creating celebrity contours for years and now you can steal ALL of the secrets behind my signature, sculpted cheekbones! My #CONTOURWANDS are available EXCLUSIVELY at CharlotteTilbury.com, Westfield Beauty Wonderland, Covent Garden Beauty Boudoir, @theofficialselfridges, @selfridges_beauty and @selfridgesbirmingham, @officialbrownthomas, and @debijenkorf. Click ✨ link in bio ✨

A post shared by Charlotte Tilbury (@ctilburymakeup) on Aug 17, 2017 at 10:37am PDT

Në videot që ajo poston në Instagram bien në sy pamjet e arta, me shkëlqim të ëmbël, femërore dhe me konturim të arrirë që duket sikur s’është fare aty.

Charlotte realizoi edhe grimin e Amal Clooney-t për Festivalin e Filmit në Venecia. Shikimi klasik me sy të errët dhe buzë të ndezura ngjante më tepër i personalizuar për Amal-in sesa një riprodhim i diçkaje bërë mijëra herë.

So much fun getting the mesmerising #AmalClooney ready for the red carpet for the #Suburbicon premiere, written, produced and directed by the incredibly talented #GeorgeClooney . Wearing my Hollywood collection and stunning dress @versace_official beautiful hair @rodortega4hair #venicefilmfestival #magiccream #magiceyerescue #magicfoundation #theretoucher #airbrushflawlessfinish #eyestomesmerise #fullfatlashesmascara #marieantoinette #rocknkhol #barbarellabrown #hollywoodbeautylightwand #hollywoodcontourwand #beachsticks #moonbeach #lassalinas #formentera #matterevolutionlipsticks #thequeen #loveliberty #supermodelbody #makeupbycharlottetilbury #georgeclooney #Venice #RedCarpet

A post shared by Charlotte Tilbury (@ctilburymakeup) on Sep 2, 2017 at 10:03am PDT

Peter Philips, grimeri belg, është momentalisht drejtori i imazhit për Dior makuep. Ai ka punuar për brende të tjera të rëndësishme si Chanel, Fendi dhe Dries Vana Noten. Filimisht, kur sapo ishte diplomuar, ra në sy falë talentit të tij të pastër në një nga fotosesionet e Raf Simons. Nga aty, karriera e tij vetëm u ngjit.

Krijimet e tij njihen për vendosjen e materialeve të pazakonta si pupla, perla apo edhe pëlhura. Në imazhet e këtij viti, Philips kishte qëllim lëkurën e pacen, që duket sa më natyrale dhe shoqërohet me dizajnime intriguese në sy.

Shpeshherë, ai punon me modele që nuk kanë trajta konvencionale syri apo vetulle të ngritur për t’i bërë krijimet e tij më gjithëpërfshirëse ndaj audiencës.

@lovegrace_e by @richardburbridge , #makeup by #peterphilips @diormakeup . I used 3 #diorshow mono eyeshadows, nr260 Stand Out, nr848 Focus and nr430 Fizzy, on nails she’s wearing nr306 Trianon. #beauty #eyeshadow #colorful

A post shared by @peterphilipsmakeup on Apr 7, 2017 at 2:26am PDT

Violette drejtoresha botërore e bukurisë së Estée Lauder mund të jetë emri më i panjohur në këtë listë. Sidoqoftë, talenti i saj është i padiskutueshëm. Violette nuk beson në trende. Ajo mendon se grimi duhet t’i përshtatet fytyrës së çdokujt, tiparit më të mirë. Filozofia e saj konsiston në “bukuria është sjellje” dhe do që gratë t’i gëzohen feminilitetit të tyre dhe ta trajtojnë grimin si argëtim.

Përveç tutorialeve të grimit, Violette poston më së shumti foto frymëzuese me ngjyra, tekstura, kombinime dhe trupëzimin e bukurisë parisiane.

A little #Tbt #makeupbyVIOLETTE

A post shared by Violette (@violette_fr) on Sep 14, 2017 at 8:49am PDT

Ajo po punon për të gjetur të kuqen perfekte dhe i “vjedh” idetë e saj nga trëndafilat, arti modern, dritat neon dhe natyra rrotull saj.

Pat McGrath, artistja pas brendeve si Prada, Miu Miu, Comme des Garçons dhe Dolce & Gabbana, është autodidakte. Ajo është e njohur për përdorimin e duarve dhe gishtave në vend të furçave dhe mjeteve të tjera.

#THELOOK #BTS #pierpaolopiccioli @maisonvalentino on the DIVINE @dear.ratner #makeupbypatmcgrath #PFW #SS18

A post shared by Pat McGrath (@patmcgrathreal) on Oct 2, 2017 at 12:27pm PDT

Pat frymëzohet nga pëlhurat, fytyrat e modeleve mbi të cilat punon dhe nuk bën kurrë të njëjtën gjë dy herë. Ajo është unike, aventuriere dhe inovative. Ka përdorur pupla, ornamente, gjethe të arta.

ULTIMATE ALLURE ??? MOTHERSHIP I: Subliminal – Ritual Rebellion⚡️⚡️⚡️ 1 of 3 EYE ECSTASY-inducing Palettes Available NOW at PATMcGRATH.com and SEPHORA.COM #patmcgrathlabs#PMGUnlimitedEdition ______________ #PMGHowTo: 一 Blend ‘ULTIMATE TAUPE’ into crease 一 Define lower lash line with PermaGel Ultra Glide Eye Pencil in ’SHADE’ 一 Diffuse edges with a synthetic brush 一 Line upper lash line & define outer corner with PermaGel Ultra Glide Eye Pencil in ’SHADE’ 一 Blend color out & into crease with fluffy brush 一 Define shape with ‘DEPTH’ pigment 一 Highlight brow bone & inner corner with ’SKINSHOW NUDE’ pigment 一 Highlight the lid with ‘PALE GOLD 002’ pigment 一 Apply mascara & false lashes

A post shared by Pat McGrath (@patmcgrathreal) on Oct 6, 2017 at 11:54am PDT

Frymëzimi i saj më i madh ishte Naomi Campbell. Për të, Naomi është e papërsëritshme dhe se e ka frymëzuar në mënyra që s’ia merrte mendja se ishin të mundura.

#THELOOK #BTS @annasui #AnnaSuiSpring18 ⚡⚡⚡ “Anna wanted free-spirited beauties and to evoke the feeling of the Summer of Love. We captured this mood with glistening, nuanced eyes that conjured the Flower Children’s optimistic allure using MOTHERSHIP I: Subliminal Eye Palette’s ‘Pale Gold 002’ and ‘Astral White’ with ‘MOTHERSHIP II: Sublime Eye Palette’s ‘Astral Ghost Orchid.’ On the cheek, we created a floral motif to echo that era’s flower powered, more organic approach to beauty. The skin was kept clear, with an organic, feathered brow, capturing the no-makeup look of the time. LOVE!” – xxPat

A post shared by Pat McGrath (@patmcgrathreal) on Sep 12, 2017 at 2:11pm PDT

Diane Kendal është momentalisht konsultante dhe artiste grimi për Marc Jacobs, si dhe ka krijuar linja produkti për Calvin Klein Cosmetics. Njohja e saj me grimin ndodhi në moshë të hershme, kur ishte vetëm pesë ose gjashtë vjeçe.

Përveç grimeve pa grim, Kendal është dora pas penelit të theksuar në shumë prej sfilatave të javëve të modës. Ka punuar mbi dukjet grafike, vetulla gjigante të stërgjata, si dhe grimin e Kim Kardashian për sesionin ku dukej si Jackie Kennedy.

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Moda
Nuanca më e mirë për t'i bërë buzët të duken më të plota

Nuanca më e mirë për t'i bërë buzët të duken më të plota

Femra
Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’

Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’

Femra
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Keshilla Modë
Kalo në kategori