LAJMI I FUNDIT:

Në Tiranë ia përkujtojnë se ishte pjesë e makinerisë së propagandës së luftës, Vuçiq braktis intervistën: “Nuk kam kryer asnjë krim”

Në Tiranë ia përkujtojnë se ishte pjesë e makinerisë së propagandës së luftës, Vuçiq braktis intervistën: “Nuk kam kryer asnjë krim”

Në një intervistë për Euronews Albania presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ai nuk i ka mohuar kurrë krimet e luftës dhe shtoi se Serbia ka dënuar shumë kriminelë lufte. Por, kur gazetarja ia kujtoi atij se kritikët e tij më të mëdhenj pretendojnë se ai ka qenë makineri e propagandës dhe se i ka mbështetur ato krime, Vuçiq e ka braktisur intervistën.

I pyetur nëse mendon se është koha që t’i kërkohej falje shqiptarëve për krimet e luftës në Kosovë, sikurse liderët serbë kanë bërë në të shkuarën me Bosnjen dhe Kroacinë, Vuçiq ka thënë se “Të gjitha palët kanë kryer shumë krime dhe mendoj se ata që i kanë kryer këto krime, kush ka kryer çdo lloj krimi, duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo është ajo që mund të them”.

“Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që do të fshihte dikë apo që do t’i vinte turp nga diçka që dikush ka bërë. Unë nuk kam bërë asnjë krim për t’ju thënë të vërtetën”, tha Vuçiq.

“Kush ka kryer (krime), ata njerëz duhet të jenë shumë të përulur, shumë modestë kur i thonë shumë gjëra popullit për të cilin kanë bërë gjëra kundër. Unë nuk kam marrë pjesë në këtë,” tha presidenti Vuçiç.

Gazetarja ia kujtoi presidentit Vuçiq se kritikët e tij më të mëdhenj pretendojnë se ai ka qenë makineri e propagandës dhe se i ka mbështetur ato krime.

“Nuk e kam bërë kurrë këtë dhe nuk e kam thënë kurrë këtë por nëse ju thoni kështu, nëse është më e lehtë për ju, nëse kjo do ishte arsye e mjaftueshme për të mbështetur në një farë mënyre teoritë tuaja konspirative, ju uroj më të mirat”, tha Vuçiq duke braktisur intervistën.

Më herët presidenti serb ishte shprehur se pavarësisht anës që i përkasin ata që kanë kryer krimet, qofshin shqiptarë, serbë, kroatë apo boshnjakë “duhet të dalim nga kjo periudhë kohore dhe të krijojmë një të ardhme të ndryshme dhe shumë më të mirë për ne”. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori