Në tentim për të shënuar, CR7 përgjaket në fytyrë nga mbrojtësi i Deportivos, pastaj e shfrytëzoi telefonin për të shikuar gjendjen e tij (Foto/Video)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe golin e dytë personal në ndeshjen Real Madrid - Deportivo la Coruna.
Portugezi shënoi për rezultatin 6-1 në minutën e 84 pas asistimit nga Lucas.
CR7 shënoi me kokë dhe në fund mori një lëndim në fytyrë sepse lojtari kundërshtar ngriti këmbën më shumë sa që duhet dhe e goditi sulmuesin e Los Blancos në fytyrë.
Ronaldo nuk u kthye në fushë dhe nuk u zëvendësua nga askush pasi Zinedine Zidane kishte shpenzuar zëvendësimet e lejuara për një ndeshje.
Real Madridi në fund fitoi me rezultat 7-1. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6dgsr6

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































