LAJMI I FUNDIT:

Në Tabanoc parandalohet kontrabandim i 115 pajisjeve për skijim

Në Tabanoc parandalohet kontrabandim i 115 pajisjeve për skijim

Drejtoria doganore javën e kaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc ka parandaluar tentimin për kontrabandim të 115 pajisje skijimi në vlerë prej rreth 243 mijë denarë, për të cilat është shmangur pagesa e detyrimeve doganore për import prej 53 mijë denarë.

Malli është zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të automjetit me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, pasi shoferi ka deklaruar se nuk ka asgjë për të deklaruar për kontroll doganor. Gjatë kontrollit, doganierët në bagazhin e automjetit kanë gjetur 115 pajisje për ski, ku përfshihen: helmeta, dërrasa, ski, shtylla, syze, çanta shpine dhe rroba për ski.

Kundër personit është paraqitur kallëzim penal për shkelje të rregullave doganore të dënuar sipas nenit 263 nga Ligji për Dogana, ndërsa malli përkohësisht është marrë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori