LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 24 pacientë me COVID-19, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 24 pacientë me COVID-19, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë duke u trajtuar 24 pacientë me COVID-19, 18 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa gjashtë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas njoftimit thuhet se një pacientë me COVID-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

“1 Pacientë me COVID-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.


Siç thuhet tutje në njoftim, tetë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Kanë lindur 8 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme 266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3.761 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione. 122 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 75 rëntgen, 31 EHO dhe 16 CT-ja”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori