LAJMI I FUNDIT:

Në spitalet private të zemrës, vetëm shtatë herë është kryer autopsia e të vdekurve

Në spitalet private të zemrës, vetëm shtatë herë është kryer autopsia e të vdekurve
Foto: Ilustrim

Vetëm shtatë rasteve të vdekjeve në dy spitalet private të zemrës u është bërë autopsia për gati tre vjet.

Deri në vitin 2013, spitalet kanë qenë të obliguara me ligj të kryenin autopsinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në Prokurori, zyrtarët e spitalit “IMH” kanë thënë se nuk e kanë kryer autopsinë e të vdekurve, pasi që nuk e kanë ditur se për një gjë të tillë i obligon ligji.


Disa nga gjetjet e autopsive të kryera nga hetuesia janë përdorur për të ngritur aktakuzë kundër mjekëve të spitalit “IMH” dhe atij “EDA” për trajtim të pandërgjegjshëm profesional.

Përderisa të vdekurve në këto spitale nuk u është bërë obduksioni, për disa nga këta persona është lëshuar dokumentacioni për rimbursimin e parave disa javë pas vdekjes, shkruan në numrin e sotëm “Koha Ditore”.

Me këtë shkrim ka përfunduar edhe seria e shkrimeve në gazetë me pjesët më interesante të dosjes mbi 5.000 faqesh, për aferën e sëmundjeve të zemrës.

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori