LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri, gjatë 2017-ës u kryen 4000 martesa në moshë minorene

Në Shqipëri, gjatë 2017-ës u kryen 4000 martesa në moshë minorene

3827 vajza deri në 19 vjeç u martuan gjatë 2017-ës, përkundrejt 120 djemve të kësaj moshe. Krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT martesat kanë pësuar rritje, pasi në vitin 2016 ishin 3339 vajza adoleshente të martuara, por mes djemve janë regjistruar vetëm 88 djem.

Martesat e hershme nën moshë, duket se janë një fenomen, i cili prek më shumë vajzat, duke rritur hendekun e pabarazisë gjinore që krijon ky angazhim i tyre.

Për psikologen Ariana Muça, shifrat janë vetëm një fenomen, pasi ka ende shumë martesa të tjera të cilat nuk raportohen pa mbushur moshën ligjore.


“Shumicën e rasteve statistikat nuk janë shumë të qarta, për të kuptuar sa është numri real i këtyre martesave, sepse shumica e tyre nuk regjistrohen në gjendje civile”, ka thënë Muça për oranews.

Shkaqet e martesave nën moshë nisin së pari nga ato ekonomike.

“Familja e shikon si shpëtimin e vetëm për të dalë nga një krizë e rëndë ekonomike, martesën e fëmijës femër me një njeri që është në gjendje të mirë ekonomike. Sepse në këtë rast femra blihet”, thekson psikologja.

Martesat në moshë minorene janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, por prania e fenomenit ende ekziston dhe kjo tregon se ligji nuk po zbatohet.

Në total grupmosha nën 19 vjeç përbën 17. 4 % të totalit të martesave në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Lajme
Kalo në kategori