Jeremy Scott, dizajnuesi i “Moschino”-s është i njohur për temat e veçanta të koleksioneve të tij dhe shfaqja në Milano dje nuk bënte përjashtim.

Për koleksionin pranverë 2018, dizajnuesi ishte frymëzuar nga lulet, jo nga ato që keni parë të printuara në copa, por lule të vërteta.


21879071 153196765269577 8714027858017648640 n

Sfilatën e mbyllën Gigi Hadid dhe Kaia Gerber (vajza e Cindy Crawford) të veshura fiks si buqeta me lule

gettyimages 850899662 1506028147

Gerber kishte lule edhe brenda çizmeve të saj të gjata, për t’i bërë çizmet e dimrit që të vishen edhe në pranverë

gettyimages 850805628 1506026245

Joan Smalls u shfaq në pasarelë me një fund të bërë me trëndafila të kuq

gettyimages 850805590 1506026403

Një tjetër modele ishte veshur si një zambak

980x

Dhe më pas ishte kjo modelja e cila nuk mbante veshur asgjë përveç luleve nga koka te këmbët