Sergio Ramos ka pasur një mbrëmje të mirë në aspektin sportiv, por jo në atë emocional.

Mbrojtësi shënoi një penallti së stilin ‘panenka’ në barazimin 3-3, ndërsa nga minuta e parë u fye në baza familjare.


Ai u gjuajt edhe me shishe, ndërsa pas ndeshjes ai iu përgjigj tifozëve se Sevilla do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, pasi aty e ka nisur karrierën si futbollistë.

ramos 13 Festa e Ramos pas golit dhe reagimi i tifozëve

“Unë nuk kam treguar mos respekt për askënd. I kërkova portierit Soria të më fal, për këtë nuk duhet të fajësohem”.

“Nuk jam me ata fansa që ma shajnë mamanë nga minuta e parë. Ky vend do të jetë gjithmonë shtëpia ime, pa marrë parasysh që disa njerëz nuk e kuptojnë më fishkëllejnë, dhe ma shajnë mamanë.

ramos 1 Ai u gjuajt edhe me shishe

“Kam ardhur në këtë stadium ndër vite, por asnjëherë nuk jam pritur sikurse të tjerët”.

“Duam të pritem ndryshe e jo kështu. Lojtarë si Dani Alves dhe Ivan Rakitic, priten si zotë këtu”, ka thënë Ramos.  /Telegrafi/

telegrafi sport app