Emma Smith e ka blerë një sandviç në dyqanin e McDonald’s-it që ndodhet në Devon të Anglisë, për ta ngrënë gjatë pauzës së punës.

Por, 28-vjeçarja është tmerruar kur ka kafshuar diçka të dyshimtë në te, transmeton Telegrafi.


Në sandviçin e blerë gjeti një insekt që shkakton infeksione foto 2 Insekti që dyshohet se shkakton infeksione

“E nxora menjëherë nga goja, kur pash se ishte një molë që mund të më infektonte”, ka thënë Smith lidhur me rastin.

Insektin e ngordhur ajo e ka dërguar me një zarf te zyrtarët e kompanisë, të cilët kanë thënë se do të bëjnë hetime që të zbulojnë si përfundoi në ushqim. /Telegrafi/