LAJMI I FUNDIT:

Në protestat e mbrëmshme në Shkup janë sulmuar përsëri gazetarët

Në protestat e mbrëmshme në Shkup janë sulmuar përsëri gazetarët

Ekipet e gazetarëve në Maqedoni vazhdojnë që të sulmohen në protestat kundër gjuhës shqipe të shoqatës ”Për Maqedoni të përbashkët”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm për pak ditë, për së dyti herë janë sulmuar gazetarët e TV24. Kameramani dhe gazetari i këtij televizioni janë shtyrë qëllimisht dhe tërhequr deri sa e kryenin detyrën e tyre profesionale.

Gazetari Hristijan Banevski bën të ditur se njëri nga organizatorët, Boris Damovski, me sarkazëm e ka paralajmëruar që të largohet që të mos lëndohet. Gazetarët e TV24 u sulmuan verbalisht dhe fizikisht edhe javën e kaluar.


Përndryshe, në fillim të protestave, ekipi i A1on u sulmua nga protestuesit e kësaj shoqate. Ndaj një personi të dyshimtë është ngritur padi penale./Telegrafi/