Në Prizren aktivitet përkujtimor me moton `Mos e harro Srebrenicën`

Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, në Prizren u mbajt një aktivitet përkujtimor nën moton “Mos e harro Srebrenicën”
Pjesëmarrësit marshuan në paqe duke përkujtuar 8,372 viktimat boshnjake që humbën jetën në këtë akt të rëndë gjenocidal.
Marshimi për paqe u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve nga komunitete të ndryshme etnike, duke dërguar një mesazh paqeje dhe solidariteti.
Pjesëmarrës në këtë marshin ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, kryetari i koalicionit Vakat, Rasim Demiri, kryetari i PREBK, Albert Kinolli, Duda Balje, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe deputetja e KDTP-së, Fidan Brina Jılta.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































