Këngëtari Albatrit Muçiqi sot (e premte) i ka dhënë fund beqarisë së tij duke kurorëzuar kështu dashurinë e tij me martesë.

Ai dhe bashkëshortja e tij tashmë Egzona kanë kryer gjatë ditës ceremoninë tradicionale, gjersa në "Emerald Hotel" ka filluar ahengu i madh.


Telegrafi ka siguruar disa pamje ekskluzive nga atmosfera që mbizotëron në sallën e hotelit nga të ftuarit, teksa janë në pritje të çiftit.

Pamje nga salla ku mbahet ahengu familjar. Të ftuarit në pritje të çiftit Albatrit dhe Egzona Muçiqi. Pamje nga salla ku mbahet ahengu familjar. Të ftuarit në pritje të çiftit Albatrit dhe Egzona Muçiqi.

Më herët në rrjetet sociale është publikuar edhe një fotografi, e cila tregonte se si dukeshin çifti Egzona dhe Albatrit. /Telegrafi/

Albatrit Muçiqi dhe Egzona pak minuta para dasmës. Foto nga Instagram. Albatrit Muçiqi dhe Egzona pak minuta para dasmës. Foto nga Instagram.