LAJMI I FUNDIT:

Në pamundësi të formimit të ushtrisë, Kosova do ta fuqizojë FSK-në

Në pamundësi të formimit të ushtrisë, Kosova do ta fuqizojë FSK-në

Në pamundësi që të krijojë Forcat e Armatosura, Kosova po synon të fuqizojë me kompetenca shtesë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e cila ishte formuar si tranzicion mes një force të emergjencave kah një forcë ushtarake apo e armatosur.

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës aktualisht është bërë i pamundur për shkak të nevojës për ndryshimin e Kushtteutës. Ky ndryshim, nuk mund të bëhet pa mbësjhtetjen dhe votat e deputetëve serb, të cilët janë deklaruar se nuk e shohin si moment të përshtatshëm diskutimin për ushtrinë e Kosovës në këtë fazë.

Andaj, si rrugë alternative për fuqizimin e strukturave mbrojtëse, deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, konsiderojnë se FSK-ja duhet të ketë kompetenca shtesë.


Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nuredin Ibishi tha se FSK-ja me ndryshimin e Ligjit për të, mund të arrijë disa ndryshime në mandatin që ka dhe të marr detyra të reja. Ai thotë se me ndryshimin e ligjit do të vijë mundësia substanciale e ngritjes së kapaciteteve tjera të FSK-së.

“Me ndryshimin e Ligjit për FSK-në, pa e ndryshuar Kushtetutën, jepet mundësia që me ligj, me shumicën e thjesht të votave të deputeteve, të bëhen plotësim-ndryshimet për kompetenca shtesë për FSK-në”, tha Ibishi.

Aktualisht, procesi i themelimit të Forcave të Armatosura apo Ushtrisë së Kosovës ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së përkrahjes nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, deputeti Rexhep Selimi nga radhët e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, tha se institucionet e vendit, në pamundësi për të bërë ndryshimet Kushtetuese, duhet t’i qasen ndryshimit të Ligjit për FSK-në.

“Ajo që do të përfitonim ne tani në ketë kohë shumë të shpejt dhe dinamike, do të përfitonim ndoshta jo ndryshimet nominale, po do të përfitonim ndryshimet e domosdoshme dhe esenciale. Prandaj, ndryshimi i Ligjit për FSK-në nuk i përjashton ndryshimet Kushtetuese për shndërrimin dhe ndryshimin e misionit kushtetues të FSK-së në Forca të Armatosur të Kosovë, por do të bënte diçka çka është e domosdoshme tani”, tha Selimi.

Për vonesën e shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, apo edhe për mos krijimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së Selimi ka fajësuar edhe Qeverinë e Kosovës për mos veprim dhe neglizhencë.

Me krijimin e infrastrukturës ligjore, Forca e Sigurisë së Kosovës do të kalojë përmes një tranzicioni prej 10 vitesh deri në transformimin e plotë në Forca të Armatosura.

Ramadan Qehaja, njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë thotë se duhet të gjenden mundësi që Kosova brenda vitit ta ketë ushtrinë e saj.

“Domosdo duhet bërë ndryshime, nëse jo ato esenciale që kanë të bëjnë më Kushtetutën e Kosovës, por me ndryshimet e ligjeve, unë ashtu propozoj të shkohet me planin B, pra të shkohet dhe të fuqizohen ligjet që kanë të bëjnë me FSK-në e cila do të mbetet si e tillë me emrin, por faktikisht do të bëhet një avancim i detyrave ushtarake”, tha Qehaja.

Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është paraparë që prej më shumë se dy vjetësh, por ajo nuk arriti të krijohet pa ndryshimet kushtetuese që kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve të bashkësive pakicë.

Deputetët serbë ndërkaq kanë më shumë se katër muaj që po i bojkotojnë institucionet e vendit.

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të diktojnë edhe nevojën e ndryshimeve Kushtetuese.

Forcat e Armatosura, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori