Rusët kanë nisur të humbin durimin me presidentin e tyre, Vladimir Putin.

Qindra njerëz morën pjesë në një protestë në Moskë dhe Shën Petërsburg sot pasi i pari i shtetit rus filloi një sulm "të plotë" nga toka, deti dhe ajri në Ukrainë, raporton skynews.


Një person u fotografua duke u arrestuar nga policia ruse gjatë demonstratës, ndërsa të tjerët mbanin pankarta ku shkruhej "Jo luftë. Liri për të burgosurit politikë".

Theksojmë se Rusia është një ndër shtetet që më së shumti u shkelën të drejtat e njerëzve dhe protestat shpeshherë nuk lejohen.

Ndryshe, Rusia tashmë ka marr nën kontroll disa prej rajonet të shtetit ukrainas ndërsa mediat ndërkombëtare kanë raportuar edhe për viktima. /Telegrafi/

lcimg a648c05b 9354 4210 b344 d5daf88c59f4

lcimg d282b5ea 4b91 454c bd47 24f7677a69ed 1

lcimg 027584d2 67ae 4844 b272 0a992aed27cf