Në komunën e Mitrovicës është mbajtur trajnimi i gjashtë për ‘Mobile Journalism’.

Në këtë trajnim të pranishëm ishin studentë, gazetarë nga mediat lokale nga rajoni i Mitrovicës dhe përfaqësues nga shoqëria civile.


Trajnimi është fokusuar për aspektet e raportimit medial dhe video gazetari mobile.

Pas hyrjes përshëndetëse nga Rina Gurgule, koordinatore e Projektit dhe Gentian Lluka, CEO Telegrafi, për përmbajtjen, burimet dhe verifikimin e informatave ka folur Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.

mobile

Për “Teknikat e Gazetarisë mobile: Xhirimi dhe montimi me telefon”, ka folur Gëzim Avdiu nga Pixels Productions.

e7e0178f 28f2 487c a602 6cbb43498ddc

Participantët janë trajnuar edhe për “Inteligjenca artificiale dhe gazetaria” nga Shqip.AI, nga Liridon Drenica.

Liridoni4

Ndërsa, për “Monetizimin e përmbajtjes” ka folur Valdrin Rexhepi, CSO –Telegrafi.

Monetizimi

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorim, ndërkaq shkrimet finale do të publikohen në Telegrafi.com

Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre.

9e4a2ce1 c6e7 4641 9d90 494c51f879ec

074c8988 a9e6 4557 b438 9e0111e7b4ae

Tri lajmet/artikujt me video dhe përmbajtjen më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

Trajnimi i fundit do të mbahen në Prishtinë.

Mitrovice 2

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/