Pas vendimit nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, për larje dhe fshirje të rrugëve me dinamikë të shtuar në baza ditore, me qëllim të mbrojtjes nga virusi COVID-19, mbrëmë KRM "UNITETI" ka vazhduar me fshirjen dhe larjen e të gjitha rrugëve, si dhe kanë bërë dezinfektimin e shesheve të Mitrovicës.

"Me këtë rast, kryetari Bahtiri së bashku me kryeshefin ekzekutiv të KRM “UNITETI”, Gazmend Morina kanë inspektuar punët që janë bërë me rastin e dezinfektimit të shesheve në Mitrovicë.


89626395 1196242324048657 5098192086625157120 n

Bahtiri ka falënderuar punëtorët e KRM “UNITETI” për punën e palodhshme që kryejnë duke pastruar çdo ditë të gjitha rrugët e qytetit, sheshin përfshirë këtu edhe hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues", thuhet në njoftimin për media.

Me kërkesë të kryetarit Agim Bahtiri, KRM "UNITETI" edhe ditëve në vijim do të vazhdoj me dezinfektimin e të gjitha rrugëve kryesore të Mitrovicës. /Telegrafi/

90110219 694099578028033 1129841823531925504 n

90004183 694085218029469 5795032474358644736 n