LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni janë evidentuar edhe 250 persona pa shtetësi

Në Maqedoni janë evidentuar edhe 250 persona pa shtetësi

Personat që nuk janë të regjistruar ose nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në regjistrat amë të të lindurve, këtë mund ta bëjnë deri më 30 shtator të këtij viti në njësitë rajonale të Drejtorisë për evidencë të librave amë me dërgimin e kërkesës për regjistrim shtesë.

Këtë e mundëson thirrja publike gjashtëmujore për mbledhjen e të dhënave për persona – të paregjistruar në librat amë, iniciuar nga Drejtoria për evidencën e librave amë de Ministria e Punës dhe Politikë Sociale, që ishte shpallur në prill Të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për personat të lindur në kushte shtëpiake, por edhe persona që janë lindur në institucione shtetërore, por prindërit nuk i kanë kryer obligimet e tyre që ta paraqesin emrin e fëmijës te shërbimet amë.


Deri tani këtë mundësi për regjistrim në evidencën amë, siç informojnë nga Drejtoria për evidencën e librave amë, e kanë shfrytëzuar 250 persona.

“Për regjistrim plotësohet një pyetësor nga ana e zyrtarit civil me gojë apo në pajtim me një dokument për identifikim që e posedojnë. Është mirë që të tregojnë për fëmijët, kartonë për vaksinim, vërtetime shkollore kopje të disa vërtetimeve apo ndonjë dokument që do të ndihmojnë në identifikimin e tyre. Në bazë të kësaj personat do të evidentohen dhe më pastaj do të zbatohet procedurë institucionale për regjistrimin e tyre në evidencën amë”, thonë nga Drejtoria.

Nëse disa nga personat do të paraqiten në sportelet e Drejtorisë nuk kanë asnjë dokument për t’u vërtetuar lindja e fëmijës së tyre, për të njëjtën zyrtari do të plotësojë pyetësor dhe do t’i drejtorë personat cilat dokumente shtesë duhet që t’i dorëzojnë deri te Drejtoria që të fillojë të nisë procedura e institucionit.

Një nga qëllimet e Qeverisë, siç ishte cekur në shpalljen e thirjes, është përfshrja e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Repiblikën e Maqedonisë, por nuk i gëzojnë të drejtat që ju takojnë për shkak lindja e tyre nuk është regjistruar në librin amë të të lindurve dhe nuk mund të fitojnë certifikatë nga libri amë i të lindurve.

Në procesin e identifikimit të persona pa dokumente e iniciuar nga Ministra i Punës dhe Politikës Sociale dhe Drejtoria për eviedencë të regjistrave amë të angazhuar janë edhe MPB-ja, sektori joqeveritar, ndërsa ndihmojnë edhe OSBE dhe UNHCR./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Politikë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

Lajme
Kalo në kategori