Teksa e gjithë bota po përballet me krizën e pandemisë coronavirus, shumë shërbime përveç atyre esenciale, janë jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, gjërat estetike njerëzit janë detyruar t'i bëjnë vetë, secili në kushtete e karantinimit në të cilat ndodhet.


Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtari i njohur, Seven Saraqi, i cili duket se ka vendosur t'i presë vet flokët e tij në mungesë të shkuarjes te berberi.

Ai publikoi një fotografi në InstaStory, duke treguar modelin e flokëve të prera sipas mënyrës së tij.

seven

"Duke i prerë flokët mija për herë të parë", shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë.

Më pas, këngëtari me prejardhje nga Mitrovica ndau edhe një tjetër imazh me ndjekësit, duke shkruar "Si e bëra".

secen

Nga pamjet, duket se Seveni ia ka dalë mjaft mirë që të realizojë prerjen e flokëve. /Telegrafi/