LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë kanë arritur shtatë mijë teste për COVID-19

Në Kosovë kanë arritur shtatë mijë teste për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se tashmë kanë arritur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 7 mijë teste të porositura për COVID-19.

Vitia ka thënë se tashmë kanë inicuar kërkesën për porosi edhe të 10 mijë testeve të reja, ndërsa pranuan edhe një pjesë të materialeve mjekësore mbrojtëse nga OBSH-ja.

“Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19. Ndërkohë, u iniciua kërkesa për furnizmin edhe me dhjetë mijë teste të tjera. Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërriti një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19. Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë”, shkruan Vitia.


Gjithashtu ai bëri të ditur se individ e biznese si brenda edhe ajshtë vendit po vazhdojnë të solidarizohen duke dhënë donacione të shumta për të menaxhuar situatën e krijuar nga virusi.

“Përmes Bankës Botërore kanë përfunduar proceduarat e aktivitetit të prokurimit për material mjekësor mbrojtës. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna. Krahas veprimeve institucionale, individë dhe biznese brenda dhe jashtë vendit po vazhdojnë të solidarizohen me donacione të shumta si kontribut për të administruar situatën me COVID-19. Rreth 300 vullnetarë janë regjistruar dhe aktualisht janë në krye të detyrës duke i dalë në ndihmë qytetarëve dhe personelit shëndetësor”, shkruan ai.

Ndërsa, në fund bëri thirrje edhe njëherë për të gjithë qytetarët të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Kjo kohë krize edhe një herë e vuri në pah solidaritetin, gatishmërinë, vetëdijen dhe kulturën e lartë qytetare. E gjithë kjo është një falenderim, mirënjohje dhe ndihmë e madhe për personelin shëndetësor. Qëndroni në shtëpi. Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.vBashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori