Në Kosovë sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, ndërkaq gjatë ditës Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR do të përurojnë sot Qendrën e Azilit të sapo rinovuar në Vranidoll.
E, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur për Telegrafin se aktualisht në Kosovë janë 66 refugjatë, të vendosur në dy qendra për azil, atë në Magure dhe Vranidoll.
Në qendrën për azil në Magure janë të vendosur 61 azilkërkues, kurse në qendrën në Vranidoll janë 5.
Më së shumti refugjatë ka nga shteti i Algjerisë, gjithsej azilkërkues të këtij shteti janë 17, pastaj nga shteti i Sirisë 10, dhe Libi 10.
Pastaj, nga Maroku nëntë azilkërkues, nga Iraku gjashtë azilkërkues, nga Afganistani dy azilkërkues, ndërsa nga Palestina, Somali, Tunizi, Indi, Egjipt, Jemen, Bahama nga një azilkërkues.
Në Qendrën në Vranidoll janë të vendosur dy azil kërkues nga Siria, dy nga Maroku, dhe një Palestina.
Çështja e azilit është e rregulluar sipas ligjit në Kosovë.
Në ligjin për azil thuhet se e drejta për status të refugjatit nuk do t’i njihet një personi, për të cilin ka arsye serioze të konsiderohet se ai/ajo:
1.1. ka kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit siç përcaktohen në instrumentet ndërkombëtare të hartuara për të paraparë dispozita për krime të tilla;
1.2. ka kryer krim serioz jo-politik jashtë Republikës së Kosovës para pranimit të tij apo saj si refugjat në Republikën e Kosovës;
1.3. është fajtor për akte që janë në kundërshtim me qëllimet apo parimet e Kombeve të Bashkuara, siç parashihet në preambulë dhe nenet 1 dhe 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Republika e Kosovës, i jep statusin e refugjatit shtetasit të huaj apo personit pa shtetësi, me kërkesën e tij, i cili i plotëson kriteret e refugjatit të përcaktuara sipas ligjit.
Gjithashtu, Ligji për Azil thekson se Ministria do t’i lëshojë përfituesit të statusit të refugjatit leje të qëndrimit sapo t’i njihet statusi, e cila duhet të jetë e vlefshme së paku tre (3) vjet, me mundësi vazhdimi, përveç nëse arsyet imponuese të sigurisë shtetërore apo të rendit publik kërkojnë ndryshe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës